Lidhje

Rama, Thaçi shpallen qytetarë nderi të Ulqinit

  • Ali Salaj

Dita e Komunës së Ulqinit u shënua sot me një seancë solemne ku morën pjesë përveç President të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Me këtë rast me vendim të kryetarit të Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka, janë shpallur qytetarë nderi Edi Rama dhe Hashim Thaçi. Në motivacionin për qytetarë nderi për Edi Ramën theksohet "kontributi shumë i rëndësishëm i kryeministrit të Shqipërisë, në intensifikimin e gjithanshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, zhvillimit demokratik në rajon, integrimit evroatlantik dhe avancimit të pozitës së shqiptarëve në Mal të Zi”. Kurse në motivacionin për z Hashim Thaçi "vlerësohet roli historik në promovimin e paqes dhe dialogut midis popujve të Ballkanit, marrëdhënieve të ngushta fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, integrimit evroatlantik dhe rolit shumë të rëndësishëm në avancimin e pozitës së shqiptarëve në Ballkan dhe posaçërisht në Mal të Zi”.

Rama dhe Thaçi falënderuan Komunën e Ulqinit për titullin “Qytetar Nderi”, duke e konsideruar këtë si një ndër ditët më të veçanta për ta. Është hera e parë që jepet titulli qytetarë nderi nga Komuna e Ulqinit që prej fillimit të pluralizmit politik.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG