Lidhje

Rama: Vendimi, tallje cinike me njerëzit


Rama: Vendimi, tallje cinike me njerëzit
Rama: Vendimi, tallje cinike me njerëzit

Në Shqipëri kryetari socialist Edi Rama reagoi sot duke vlerësuar si "një tallje cinike me njerëzit e zakonshëm të vendit", vendimin e një dite më parë të Gjykatës së Lartë e cila shpalli të pafajshëm dhe cliroi nga akuza për korrupsion ish zëvendëskryeministrin Ilir Meta
"Të gjithë u bënë dëshmitare të një momenti dramatik për drejtësinë në Shqipëri", ka deklaruar Rama nga qyteti i Lushnjes ku ka patur një takim me drejtues lokal socialistë. Sipas zotit Rama vendimi i Gjykatës është një hap tjetër shumë i rëndë drejt instalimit të një regjimi të padrejtësisë dhe të faktit të kryer në Shqipëri”, ka deklaruar ai.
Gjykata shfajësoi zotin Meta pasi sipas saj nuk kishte fakte që të provonin akuzën e ngritur nga prokuroria e cila kishte kërkuar 2 vjet burgim. Zoti Meta, ishte vënë nën hetim menjëherë pas publikimit të videos së bisedës së tij me ish ministrin e Ekonomisë Dritan Prifti. Një ngjarje e cila në janar të vitit të shkuar nxiti edhe manifestimin e opozitës i cili kaloi në përleshje me policinë para kryeministrisë ku mbetën edhe katër të vrarë.
Në komentet e tij sot zoti Rama shprehet se është i vetdijshem për zemërimin që sipas tij vlon mes njerëzve të zakonshëm dhe kërkesës për të reaguar fort, por shton se është gjithashtu i vetdijshëm se vetëm vota është ajo që mund të bëjë ndryshimin e madh, u shpreh ai.

XS
SM
MD
LG