Lidhje

Myslimanët fillojnë muajin e Ramazanit


Në shumë pjesë të botës, myslimanët fillojnë sot muajin e shenjtë të Ramazanit. Ata besojnë se ky është momenti kur Zoti i shfaqi Kur'anin e shenjtë profetit Muhamet.

Gjatë Ramazanit, myslimanët zakonisht agjërojnë gjatë orëve të ditës.

Presidenti Barak Obama i shprehu "urimet më të mira" komunitetit mysliman brenda dhe jashtë vendit. Ai tha se ka ftuar myslimanët amerikanë në Shtëpinë e Bardhë për një Iftar – siç quhet vakti i mbrëmjes që prish agjërimin.

Ramazani këtë vit përkon me Kupën e Botës. Në turneun brazilian ka dhjetra lojtarë myslimanë që u duhet të jenë në formë megjithë agjërimin. Pra të marrin mjaftueshëm ushqim dhe ujë përpara se të lindë dielli, për të përballuar ndeshjet e vështira në vapën e Brazilit.

Një zyrtar i FIFA-s tha se nëse lojtarët e ndjekin siç duhet Ramazanin, nuk ka arsye që ata të mos jenë fizikisht në formë si edhe më parë.

XS
SM
MD
LG