Lidhje

Irak, përpjekje për rimarrjen e Ramadit


Forcat irakiane thonë se po bëjnë përpjekjet përfundimtare për të rimarrë kontrollin e një kompleksi qeveritar nga grupi Shteti Islamik në qytetin e Ramadit, që ra në duart e militantëve shtatë muaj më parë.

Rimarrja e kontrollit të këtij kompleksi do ta ndryshonte ekuilibrin e forcave në Ramadi, duke i dhënë ushtrisë kontrollin e këtij qyteti të rëndësishëm, që është kryeqyteti i provincës Anbar. Por zona përreth kompleksit është e mbushur me mina toke.

Një zëdhënës i ushtrisë irakiane tha se ushtarët kanë kryer sulme ajrore për detonimin e disa prej eskplozivëve dhe për t’i ndihmuar ata të fitojnë terren. Ai tha se tani ushtarët janë duke u përqëndruar tek kompleksi qeveritar.

Zyrtarë të ushtrisë irakiane thonë se terroristët e ISIS-it po përpiqen ta ngadalësojnë avancimin në Irak, duke përdorur bomba vetëvrasëse, kurthe dhe snajperë, si dhe civilët si mburoja njerëzore. Nuk është e qartë se sa është numri i civilëve në atë zonë. Zëdhënësi tha se shumica e banorëve janë strehuar në një spital pranë.

XS
SM
MD
LG