Lidhje

40 të vrarë nga sulmet në Bagdad


Zyrtarët irakianë thonë se një sërë sulmesh me makina me bombë në kryeqytetin Bagdad dhe përreth tij, kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 40 vetëve.

Sulmet, që vunë në shënjestër tregje dhe zona të tjera të populluara, ndodhin ndërkohë që myslimanët në gjithë Bagdadin festojnë Bajramin, duke shënuar fundin e Ramazanit.

Këtë vit, muaji i Ramazanit ishte më i dhunshmi në Iraq që nga viti 2007, me qindra të vdekur.

Në Irak luftimet janë intensifikuar muajt e fundit, ashtu si edhe tubimet nga pakicat suni kundër qeverisë Shiite. Vetëm në korrik, mbi 1 mijë vetë njoftohte të kenë humbur jetën.
XS
SM
MD
LG