Lidhje

Fillon Ramazani në pjesën më të madhe të botës arabe


Fillimi i muajit më të shenjtë në kalendarin islamik shënohet me hënën e re që ndryshon nga vendi në vend

Udhëheqësit fetarë e kanë shpallur ditën e sotme si fillimin e Ramazanit në pjesën më të madhe të botës arabe.

Fillimi i muajit më të shenjtë në kalendarin islamik shënohet me hënën e re që ndryshon nga vendi në vend. Gjatë Ramazanit, myslimanët pritet të agjërojë, të mos pinë cigare, të mos kenë marrëdhënie intime, të mos pinë ujë nga lindja deri në perëndim të diellit, si dhe të bëjnë shërbime bamirëse.

Ky muaj shënon më shumë se 1400 vjet që kur Profeti Muhamed dëgjoi fjalët e Kuranit, librit të shenjtë mysliman. Edhe disa myslimanë në Indonezi dhe Kinë do të festojnë Ramazanin sot.
XS
SM
MD
LG