Lidhje

Ish kryeministri Ramush Haradinaj, lirohet përkohësisht nga Gjykata e Hagës


Ish kryeministri Ramush Haradinaj, lirohet përkohësisht nga Gjykata e Hagës

Ish kryeministri Ramush Haradinaj, lirohet përkohësisht nga Gjykata e Hagës

Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte në ish Jugosllavi, miratoi sot kërkesën e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Për lirim të përkohshëm.

Në vendimin e gjykatës thuhet se atij i lejohet qëndrimi në Kosovë nga 17 dhjetori I këtij viti deri më 14 janar të vitit të ardhshshëm. Gjatë asaj kohe, zoti Haradinaj duhet t’u përmbahet disa kushteve përfshirë edhe mospërfshirjen e tij në veprimtari politike dhe mos paraqitjet para mjeteve të informimit.

Zoti Haradinaj kishte kërkuar lirimin e përkohshëm për të qenë afër bashkëshortes meqë cifti prêt tash fëmijën e tretë.

Më 21 korrik të këtij viti Gjykata e Hagës urdhëroi rigjykimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tij të akuzuar për krime lufte.

Dhoma e Apelit e Gjykatës së Hagës, anuloi pjesërisht vendimin e Gjykatës të prillit të vitit 2008 e cila e kishte shpallur të pafajshëm zotin Haradinaj. Gjykata ka pranuar ankesën e Prokurorisë e cila ka pohuar se nuk i ishte dhënë kohë e mjaftueshme për t’i shfrytëzuar të gjitha rrugët, në mënyrë që të sigurojë paraqitjen e dëshmitarëve kryesor të rastit.

Në fillim të muajit shtator Gjykata refuzoi kërkesën e zotit Haradinaj për lirim të përkohshëm, meqë siç thuhej lirimi do të mund të nxiste mbështetësit e tij, që t’i frikësojnë dëshmitarët. Në vendim thuhej ndërkaq se Ramush Haradinaj nuk paraqet rrezik personal për sigurinë e dëshmitarëve ose të viktimave, por është pranuar argumenti i prokurorëve, se lirimi i tij mund të tërheq më tepër vëmendje të mediave, duke e shtuar atmosferën kërcënuese për dëshmitarët.

Garancitë për lirimin e përkohshëm të zotit Haradinaj ishin dhënë edhe nga Misioni i Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë.

Vendimi për rigjykim u mor më shumë se dy vjet pas lirimit të zotit Haradinaj si i pafajshëm nga kjo gjykatë. Në rigjykimin e pjesshëm data e të cilit ende nuk është caktuar do të trajtohen akuzat për vrasje, trajtim mizor dhe torturim të të burgosurve në shtabin e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Jabllanicë në Kosovën perëndimore.

XS
SM
MD
LG