Lidhje

Rand Pol: Jo shtetësi amerikane për fëmijët e lindur nga imigrantë të paligjshëm

  • Zëri Amerikës
  • Uashington

Rand Pol: Jo shtetësi amerikane për fëmijët e lindur nga imigrantë të paligjshëm

Rand Pol: Jo shtetësi amerikane për fëmijët e lindur nga imigrantë të paligjshëm

Kandidati për senatin amerikan Rand Pol thotë se beson që fëmijët që lindin nga imigrantët e paligjshëm në Shtetet e Bashkuara nuk duhet të bëhen automatikisht shtetas amerikanë.

Gajtë një interviste me një stacion lajmesh të një televizioni rus, RT, Pol tha se ai nuk është kundër lejes së njerëzve për të punuar në vend, por kundër një mënyre të lehtë për të marrë nënshtetësinë.

Që nga viti 1860, amendamenti i 14-të i Kushtetutës amerikane u garanton nënshtetësinë të gjithë atyre që lindin në Shtetet e Bashkuara. Projekt-ligji i paraqitur vjet në dhomën e përfaqësuesve synon të bllokojë nënshtetësinë për fëmijët e imigrantëve të paligjshëm. Por nëse miratohet, ky ligj do të sfidohet në gjykata mbi kushtetutshmërinë e tij.

XS
SM
MD
LG