Lidhje

Raport i KE për romët në Shqipëri

  • Armand Mero

Pas vizitës në Tiranë, Komiteti i ekspertëve të Këshillit të Europës rekomandon disa zgjidhje për problemet e strehimit të komunitetit rom

Komiteti i ekspertëve mbi çështjet e romëve të Këshillit të Europës, ka paraqitur një raport mbi situatën e strehimit të tyre, në përfundim të një vizite prillin e kaluar në Tiranë.

Komiteti i ekspertëve është një organ që i përgjigjet drejtpërdrejt Komitetit të ministrave të Këshiullit të Europës. Në raport vërehet mungesa në projekte dhe buxhet për të zbatuar strategjinë kombëtare për romët, duke deklaruar se që nga viti 2008 nuk ka patur asnjë fond shtesë për romët. Ekspertët mirëpresin idenë e krijimit të një fondi për strehim të romëve, të cilët për vetë natyrën dhe kushtet e jetesës nuk arrijnë të plotësojnë të gjthë kriteret e nëvojshme për të përfituar banesa sociale.

Sipas ekspertëve të Këshillit të Europës është e nevojshme që në rastin e tyre të ketë më shumë fleksibilitet nga ana e autoriteteve duke propozuar ndërkohë një sistem kuotash ku një përqindje e banesave sociale të shkojnë automatikisht për familjet rome, apo dhe legalizimin e vendbanimeve të tyre.

Çështja e të drejtave të romëve dhe problemi i strehimit të tyre u rishfaq dy muaj më parë, kur disa dhjetra familje u dëbuan nga një hapësirë ku ishte parashikuar ndërtimi i komplekseve të reja të banimit ne Tirane. Me ndërhyrjen e Avokatit të popullit dhe të ministrisë së Mirëqënies sociale ky grup u strehua në një ish-magazinë të ushtrisë. Por problemet e këtij komuniteti mbeten ende larg zgjidhjes.

XS
SM
MD
LG