Lidhje

Raport mbi cilësinë e ajrit

  • Zulima Palacio

Raport mbi cilësinë e ajrit

Raport mbi cilësinë e ajrit

Sipas Shoqatës amerikane të mushkërive, më shumë se gjysma e njerëzve në Shtetet e Bashkuara thithin ajër që mund të kërcënojë shëndetin e tyre. Kjo organizatë jo qeveritare lëshoi këto ditë raportin vjetor mbi cilësinë e ajrit në qytetet amerikane.

Raporti mbi gjendjen e ajrit tregon se 53,3% e popullsisë amerikane - më shumë se 165 milion njerëz - jetojnë mes një ajri të ndotur që shpesh është shumë i rrezikshëm. Nënkryetarja e Shoqatës së Mushkërive, Janice Noland thotë se ndotja e ajrit ka shumë burime.

"Automobilët dhe elektriciteti janë dy nga burimet e ndotjes për shkak të djegies së karburantit dhe qymyrit."

Raporti rendit 25 zona të mëdha metropolitane me cilësi të keqe ajri. Shumë qyteteve në këtë të ashtu-quajtur "lista e zezë-" janë në shtetin e Kalifornisë.

"Kalifornia është shtet i madh, ka shumë lëvizje makinash e shumë porte detare. Edhe pozita gjeografike e Kalifornisë bënë që ajri të mos lëvizë shumë dhe të mos shtyhet nga erërat."

Qyteti Honolulu në Hawaii, dhe Santa Fe në New Mexico, janë në krye të listës së qyteteve me ajër të pastër.

Për renditjen e zonave sipas cilësisë së ajrit, raporti bazohet në dy llojet më të zakonshme të ndotjes së ajrit; nivelet e ozonit dhe grimcat në atmosferë.

Ozonit është një gaz i padukshëm që gjendet në atmosferën e lartë dhe që mbron tokën nga shumë rrezatimeve të dëmshme ultravjollcë të diellit. Por në atmosferën e ulët, ku njerëzit marrin frymë, ozoni është i dëmshëm.

Kur grazrat e çliruar nga automjetet apo nga objektet industriale bashkohen me oksidet e azotit në atmosferë ato krijojnë ndotje ozoni, e njohur edhe si "smog."

"Ozonit është më i përhapur, por ndotja nga grimcat është vdekjeprurës."

Këto grimca janë shumë të vogla, të ngurta dhe grimca të lëngëta kimikatesh të ndryshme që rrinë pezull në ajër. Ndotja nga grimcat shihet kryesisht në qytetet e mëdha si Chicago, New York dhe Detroit, me termocentrale që punojnë me qymur, dhe në zonat me trafik automjetesh të rënda transporti.

"Ndotja e ajrit mund të shkurtojë jetën për shumë arsye."

Rreth 13 milion njerëz në SHBA vuajnë nga astma, një sëmundje kronike e rrugëve të frymëmarrjes. Ndotja e ajrit keqëson astmën. Njerëzit me kushte të tjera të rënda shëndetësore si sëmundjet e zemrës - janë gjithashtu më shumë në rrezik të vuajnë nga ajri i ndotur.

Cilësia e dobët e ajrit gjithashtu do të thotë kosto më të lartë për kujdesin shëndetësor. Paul Billings drejton politikën kombëtare të Shoqatës Amerikane të mushkërive.

"Ndotja e ajrit vret. Dhjetra mijëra njerëz në SHBA vdesin para kohe çdo vit për shkak të nivele të larta të ndotjes nga grimcat ose bloza dhe ozoni. "

Edhe pse raporti përfshin vetëm Shtetet e Bashkuara, ndotja e ajrit është një shqetësim ndërkombëtar. Paol Billings thotë se në qytetet e mëdha si Pekini dhe Mexico, problemi është i rëndë:

"Në fakt, në SHBA, nëse ne nuk do të ishte Akti i Ajrit të Pastër, niveli i ndotjes në Amerikë do të ishte shumë më i lartë."

Ky akt i miratuar në vitin 1970, autorizon qeverinë që të caktojë standarte kundër ndotjes së ajrit, megjithë rezistencën politike dhe të korporatave që shpesh e bëjnë këtë Akt të vështirë për t'u zbatuar.

XS
SM
MD
LG