Lidhje

Raport mbi luftëtarët e huaj anti-ISIS


Foreign fighters with the People's Protection Units (YPG) in Syria, 26 May 2016

Foreign fighters with the People's Protection Units (YPG) in Syria, 26 May 2016

Më shumë se gjysma e burrave dhe grave që janë larguar nga Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në konfliktet në Irak dhe Siri në fakt mund jenë duke luftuar kundër grupit terrorist Shtetit Islamik dhe jo anasjelltas.


Ky është përfundimi i një raport të ri nga Instituti për Dialog Strategjik me bazë në Londër, si dhe nga të dhënat e gjykatave dhe informacionet nga zyrtarët e zbulimit dhe të zbatimit të ligjit.

Raporti shqyrtoi kombësitë dhe motivet e luftëtarëve të huaj të cilët shkuan në rajon deri në fund të vitit 2015 veçanërisht për të luftuar kundër ISIS apo grupeve të tjera të njohura terroriste. Sipas raportit, 114 prej këtyre luftëtarëve ishin nga SHBA.

Kjo shifër përbën pothuajse 46 për qind të rreth 250 amerikanëve të cilët, sipas zyrtarëve të zbatimit të ligjit dhe komunitetit të zbulimit, janë përpjekur për të marrë pjesë në konfliktet në Siri e Irak.

Por përqindja e luftëtarëve amerikane të angazhuar kundër ISIS mund të jetë më e lartë, ndoshta më shumë se 50 për qind, kryesisht për shkak se zyrtarët e pranojnë se jo të gjithë amerikanët, të cilët u përpoqën për të shkuar në Siri dhe Irak, aktualisht arritën atje.

Në fakt, statistikat e mbajtura nga Programi mbi Ekstremizmin pranë universitetit George Washington tregojnë sa më shumë se 47 persona që kishin tentuar të bëheshin luftëtarë të huaj janë arrestuar në SHBA dhe janë akuzuar si bashkëpunëtorë të ISIS.

Autoritetet ‘mbyllin njërin sy’

Ndërsa SHBA ka punuar për të ndërprerë lëvizjen e luftëtarëve të huaj për në Irak e Siri, shkuarja e tyre nuk është diçka e paligjshme, megjithëse Departamenti i Shtetit këshillon të kundërtën.

"Shtetasit amerikanë këshillohen fuqimisht të mos udhëtojnë për në Siri për të marrë pjesë në konflikt. Qeveria e SHBA-së nuk e mbështet këtë aktivitet”, paralajmëroi në fillim të këtij viti një zëgjënës i Departamentit të Shtetit.

Por të dhënat mbi luftëtarët e huaj anti-ISIS, përfshirë në raportin e Institutit për Dialog Strategjik, tregojnë se vetëm pak prej tyre u penguan të shkonin. Disa amerikanë që luftojnë kundër ISIS thonë se madje kanë marrë mbështetje me gojë nga zyrtarët e Departamentit të Shtetit në Irak.

Një amerikan i tillë, Matthew VanDyke, foli me Zërin e Amerikës përmes Skype-it në shkurt të vitit 2015.

"Kemi shumë punë", tha VanDyke në atë kohë, duke përshkruar përpjekjet e tij për të rekrutuar veteranë lufte për të stërvitur luftëtarë asirianë të krishterë në veri të Irakut.


Zyrtarët e Departamentit të Shtetit paraqesin një varient krejt tjetër.


"Ne nuk përkrahim udhëtime jo të domosdoshme në Irak nga shtetas amerikanë”, i tha Zërit të Amerikës një zyrtar kur u pyet në lidhje me pretendimet e Matthew VanDyke.

Megjithatë, studimi thotë se shumë luftëtarë të huaj anti-ISIS nga SHBA-ja ose Evropa, tregojnë përvoja të ngjashme.


Dhe ndërsa luftëtarët e huaj anti-ISIS nuk janë konsideruar si kërcënim për vendin e tyre, zyrtarët amerikanë kanë arsye për t'u shqetësuar.

"Ne nuk duam që luftëtarë të huaj të përzihen në konflikt", tha Patrick Skinner, një ish-oficer zbulimi tani me Grupin SOUFAN, një organizatë në Nju Jork që ofron shërbime strategjike për qeveritë dhe organizatat shumëkombëshe.

"Tek këta luftëtarë ndikon më shumë pasioni dhe militantizmi armatosur sesa kauza e konfliktit," tha ai.”

Kush janë këta luftëtarë?

Sipas raportit të Institutit në Londër, janë disa rrugë që çojnë në vendet e konfliktit. Njëra është ajo përmes Turqisë për Sulaymaniyah në Kurdistanin e Irakut, ku shumë nga luftëtarët e huaj bashkohen me forcat lokale. Luftëtarë të tjerë anti-ISIS thuhet se shkojnë në Irak nëpërmjet Evropës apo shteteve të Gjirit Persik.

Sipas raportit, shumë prej luftëtarëve anti-ISIS shkojnë të përgatitur. Më shumë se 30 për qind e tyre janë ushtarë veteranë, apo ish-pjesmarrës në operacionet perëndimore në Irak dhe që e njohin terrenin. Shumë prej tyre po ashtu kanë shprehur dëshirën për të luftuar deri në fund.

"Ata besojnë se është përgjegjësi e tyre personale për të garantuar sigurinë e rajonit nëse bashkësia ndërkombëtare dhe qeveritë e tyre nuk janë në gjendje për ta bërë këtë", thuhet në raport.

Studiuesit gjetën edhe disa të përbashkëta mes luftëtarëve të huaj që luftojnë kundër grupit terrorist ISIS dhe atyre që kërkojnë t’i bashkohen këtij grupi.

Henry Tuk i Instutit për Dialog Strategjik thosë se "këta luftëtarë që luftojnë kundër ISIS në përgjithësë kanë motive të ndryshme; disa luftojnë për motive personale, disa të ndikuar nga faktorë të veçantë. Ka edhe nga ata që kërkojnë të jenë pjesë e një kauze ose ndjehen se jeta e tyre është e paplotësuar”, thotë zoti Tuk.

XS
SM
MD
LG