Lidhje

Raport për ndryshimet klimatike


Presidenti amerikan Barak Obama po bën thirrje për veprime urgjente për të frenuar ndryshimet klimatike, që administrata thotë se tashmë kanë filluar të japin ndikime konkrete si rritja e nivelit të deteve, shtimi i zjarreve në pyje dhe stuhitë e ndryshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
((NARRATOR))
Ndryshimet e shpeshta dhe të shumta të motit kanë ndikuar në jetët e miliona amerikanëve dhe tani administrate e presidentit Obama shpreson që këta shembuj të sjellin më shumë vëmendje tek ngrohja globale.
Shtëpia e Bardhë tha se një raport i qeverisë i publikuar të martën është një thirrje urgjente për t'u përballur me atë, që zëdhënësi Jay Carney, thotë se nuk është më një kërcënim i largët.
"Po ndodh tani. Ky është përfundimi i këtij vlerësimi. "
Studimi federal thotë se modelet klimatike do të bëhen gjithnjë e më të ashpra, duke shkaktuar përmbytje kronike dhe rritjen e nivelit të deteve, si dhe të thatësirave, zjarreve dhe rënien e prodhimit bujqësor.
Zyrtarët e administrates e quajnë studimin si sinjalin më të fuqishëm të alarmit deri tani dhe thonë se shpresojnë se ai do të shërbejë si një bazë e fuqishme shkencore për argumentin se ndryshimet klimatike janë reale dhe njerëzit duhet të bëjnë diçka për to.
Disa, megjithatë, mbeten skeptikë dhe vënë në pikëpyetje nëse ka informacion të mjaftueshëm për të vërtetuar se ndryshimet e modeleve të motit shkaktohen në fakt nga djegia e fosileve dhe aktivitete të tjera njerëzore.
Benjamin Zycher është analist i energjisë në Institutin American Enterprise në Uashington. Ai thotë se raporti i administratës është i motivuar politikisht.
"Është pak e vështirë t'i bësh njerëzit entuziastë rreth parashikimeve të apokalipsit kur prirjet thjesht nuk tregojnë një gjë të tillë."
Administrata publikoi raportin ndërsa senati përgatitet të diskutojë një projektligj për energjinë që mes të tjerash po rigjallëron debatin rreth naftësjellësit Keystone XL – një projekt i mbështetur nga interesat e naftës dhe që kundërshtohet nga ambjentalistët.
XS
SM
MD
LG