Lidhje

Raporte të reja pozitive për ekonominë amerikane

  • Zëri Amerikës

Raporte të reja pozitive për ekonominë amerikane

Një numër raportesh ekonomike qeveritare treguan të martën se ekonomia amerikane po bëhet pak më e fortë.

Sektroi i banesave shënoi fillimin e ndërtimeve të 1.7 përqind më shumë shtëpive në muajin korrik, por kërkesa për lejet e ndërtimeve në të ardhmen shënoi rënien më të madhe në një vit. Problemet në tregun e shtëpive luajtën një rol të rendësishëm në nxitjen e recesionit më të rëndë në dhjetëra vite.

Një studim tjetër tregon se prodhimi industrial u rrit me një përqind në korrik duke shënuar përparime krahasuar me muajt e mëparshëm që tregonin tkurrje. Fabrikat amerikane kanë qënë një element kyç në mbështetje të rimëkëmbjes ekonomike.

Një raport nga banka qendrore amerikane tregon rritjen e çimimve të shitjeve me shumicë në korrik për herë të parë në katër muaj. Çmimet për mallarat e porositura në fabrika, ferma etj u rritën me 0.2 përqind, duke lehtësuar shqetësimet se ekonomia mund të bjerë në një periudhë të dëmshme të pakësimit të produkteve.

XS
SM
MD
LG