Lidhje

Raporti i OKB-së për ndryshimet klimatike

  • Rosanne Skirble

Shkencëtarë dhe përfaqësues të qeverive nga më shumë se 100 vende të botës përfunduan një takim pesë-ditor në qytetin japonez port të Yokohamas ((më 31 mars)) me publikimin e raportit të dytë të Komisionit Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës. Raporti zbulon se bota nuk është e përgatitur për të përballuar rreziqet e ndryshimit të klimës.

Autorët vijnë në një konsensus. Asnjë rajon nuk është lënë i paprekur, thotë analistja për klimën Kelly Levin, me Institutin e Burimeve Botërore, që foli me ne përmes Skype-it.

“Mesazhi kryesor është se ndryshimet klimatike janë të përhapura dhe me pasoja".


Rritja e temperaturave do të sjellë mot edhe më ekstrem, mungesa ushqimi dhe uji, dhe ndryshime të pakthyeshme të ekosistemeve që rezultojnë në vdekjen e koraleve, humbjen e pyjeve dhe zhdukjen e specieve të ndryshme.

“Ne shohim deklaratat që lidhen me ndikimin e përmbytjeve në zonat detare me rritjen e nivelit të deteve dhe – pa ndryshime, deri në fund të shekullit mund të kemi qindra miliona njerëz të ekspozuare dhe të shpërngulur për shkak të përmbytjeve.”

Këto përmbytje do të jenë më të zakonshme në Afrikë dhe Australi. Vala e të nxehtit pritet në Amerikën Veriore, Evropë, Afrikë dhe Azi. Më të varfërit, që kanë pak burime për të adaptuar me botën më të nxehtë, janë më të prekshmit. Siguria ushqimore dhe ekonomike janë gjithashtu në pikëpyejtje.

Megjithë këto parashikime të errëta, raporti nuk është i gjithi negative, thotë bashkë-kryetari i komisionit Christopher Fields.

“Megjithëse përqëndrohet në një pamje të ftohtë, analitike dhe nganjëherë të dëshpëruar të sfidave me të cilat përballemi, raporti gjithashtu harton mundësitë dhe hapësirën për zgjidhjen e tyre. Raporti shqyrton mënyrat që ne mund të kombinojmë për përshtatjen, zbutjen dhe transformimin e një shoqërie për të ndërtuar një botë që është jo vetëm më mirë e përgatitur për t'u përballuar me ndryshimin e klimës, por është krejtësisht një botë më e mirë.”

Pranë conferences në Yokohama, aktivisti Christian Teriete me organizatën Thirrje Globale për Veprim iu bashkua thirrjeve për të ulur emetimin e gazrave nga fabrikat, makinat dhe ndërtesat.

"Ata kanë mundësi të mjaftueshme këtë vit dhe vitin e ardhshëm në takime të rëndësishme klimatike. Udhëheqësit duhet të ndjekin politikat më të mira për të shpëtuar nga ndryshimet klimatike popullin e tyre dhe mjedisit tek i cili varemi kaq shumë."

Raporti mund të ndihmojë negociatorët ndërsa punojnë drejt një marrëveshje të re globale klimatike deri në vitin 2015 që do të zëvendësojë Protokollin e Kiotos që skadoi në vitin 2012.
XS
SM
MD
LG