Lidhje

Raporti Gjendja e Nënave në Botë

  • Joe Capua

Mothers and chidrem waiting for doctors

Mothers and chidrem waiting for doctors

Organizata humanitare Save the Children ka publikuar raportin e saj vjetor mbi Gjendjen e Nënave në botë. Ajo thotë se pavarësisht nga përparimi i bërë në reduktimin e vdekjeve të nënave dhe fëmijëve, çdo vit, tre milion foshnje vdesin brenda muajit të parë të jetës. Shumë prej tyre jetojnë vetëm disa orë.

Presidentja dhe shefja ekzekutive e organizatës Save the Children, Carolyn Miles thotë se ekziston një bindje e përhapur dhe e gabuar se mund të bëhet pak për të shpëtuar jetën e të porsalindurve në vendet në zhvillim. Si rezultat, shumë foshnje vdesin.

"Në raportin e këtij viti ne përqëndrohemi tek të porsalindurit. Zbuluam se dita e lindjes së foshnjeve është faktikisht më e rrezikshme për jetën e tyre. Më shumë se një milion foshnje vdesin në ditën kur lindin".

Ka disa arsye përse kjo ditë është kaq e rrezikshme.

"Foshnjet mund të vdesin nga rrethana shumë të parandalueshme. Ato vdesin nga infeksionet apo nga komplikacionet e lindjes para kohe si dhe për gjëra shumë të thjeshta si vështirësitë në frymëmarrje".

Miles thotë se një rajon në botë dallohet për vdekshmërinë më të lartë të foshnjeve.

"Afrika nën-Sahariane është vendi që ka më shumë problem. Në se shohim indeksin e këtij raporti, në vend të fundit janë vendet e këtij rajoni. Nga pikëpamja e përqindjes aty vdesin më shumë foshnje".

40 përqind e vdekjeve të foshnjeve në ditën e pare janë në Afrikën nën-Sahariane.

Raporti i organizatës Save the Children thotë se ka katër ndërhyrje të thjeshta që mund të ndryshojnë situatën – secila prej tyre kushton mes 13 centësh dhe 6 dollarëve. E para, injeksionet me steroide mund të përdoren për grate që janë në rrezik të lindjeve të parakohshme për të pakësuar vështirësitë e foshnjes me frymëmarrjen. Pajisjet e reanimacionit mund të shpëtojnë jetën e foshnjeve që nuk marrin frymë në lindje, ndërsa injeksionet me antibiotikë mund të trajtojnë të porsalindurit me sepsis dhe pneumoni.

Rekomandimi i fundit parandalon infeksionet e kërthizës.

"Ne po shohim përdorimin e një antibiotiku të thjeshtë të quajtur chlorhexidin, që vihet në kërthizë pasi ka lindur foshnja. Në Nigeri është traditë që të vihet baltë mbi kërthizë dhe kjo sigurisht që ka pasoja për foshnjet".

Raporti Gjendja e Nënave në Botë radhit Finlandën si vendin më të mire për të qënë nënë. Ajo pasohet nga Suedia, Norvegjia, Islanda, Danimarka, Hollanda, Spanja, Belgjika, Gjermania dhe Australia. Ndërsa Shtetet e Bashkuara:s:

"Ato radhiten në vendin e 30. Nuk është shumë keq do të thosha. Megjithëse ky nuk është vendi ku shumë grad he nëna amerikane mendojnë se janë. Pabarazia në Shtetet e Bashkuara mendoj se është me të vërtetë ajo që bën dallimin. Pra, problem është atje ku ka varfëri".

Në fakt, Shtetet e Bashkuara janë të parat ndër vendet e industrializuara që kanë numrin më të lartë të vdekjeve të foshnjeve në ditën e pare, pasuar nga Kanadaja dhe Zvicra.
XS
SM
MD
LG