Lidhje

Raporti vjetor i DASH-it për Trafikimin e Njerëzve


Raporti vjetor i DASH-it për Trafikimin e Njerëzve
Raporti vjetor i DASH-it për Trafikimin e Njerëzve

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi Raportin Vjetor për Trafikimin e Njerëzve për vitin 2011. Në raport përfshihen 180 vende dhe në të vlerësohet puna që bëjnë qeveritë e këtyre vendeve në përpjekej për të luftuar trafikimin e njerëzve.

Raporti për Shqipërinë

Në Kapitullin për Shqipërinë thuhet se Shqipëria është një vend-burim për trafikimin e burrave, grave për dhe fëmijëve që detyrohen të kërkojnë lëmoshë. Në raport thuhet se viktimat e Shqipërisë së trafikimit ndahen në dy grupe, ato që detyrohen të bëjnë punë të detyruar dhe për shfrytëzim seksual brenda Shqipërisë, por edhe në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë dhe Evropën Perëndimore.

Rreth gjysma e viktima të raportuara për vitin 2010 ishin gra dhe vajza, viktima seksi në hotele dhe banesa private në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, thuhet në Raport. Ndërsa fëmijët janë shfrytëzuar kryesisht për të kërkuar lëmoshë dhe për forma të tjera të punës së detyruar. Burrat shqiptarë, viktima të trafikut janë detyruar të kryejnë punë të detyruar bujqësore në Greqi, dhe vende të tjera fqinje. Organizatat jo qeveritare vazhdojnë të raportojnë se ritrafikimi i viktimave shqipatre përbën problem.

Në raport thuhet se qeveria shqiptare nuk i plotëson të gjitha standartet minimale për eliminimin e trafikut, megjithatë po bën përpjekje të rëndësishme. Gjatë vitit qeveria shqiptare, thuhet në raport ka marrë disa hapa konkrete për përmirësimin e strategjisë kundër trafikimin njerëzor në tërësi. Korrupsioni thuhet në raport, sidomos në drejtësi, ka vazhduar të pengojë zbatimin në përgjithësi të ligjeve kundër trafikimit dhe përpjekjet për mbrojtjen e viktimave.

Mes rekomandimeve për Shqipërinë, në Raportin e Departamentit të Shtetit për Trafikimin e Njerëzve, thuhet se vendi duhet të vazhdojë të përmirësojë zbatimin e Mekanizmit Kombëtar të Referimit, duke bërë të mundur që të ndiqen penalisht punonjësit e zbatimit që ligjit që bashkëpunojnë në trafikimin e njerëzve, të hetojë dhe nxjerrë para drejtësisë autorët e trafikimit dhe të ndihmojë në funksionimin e strukturave kundër trafikut.

Raporti nënvizon se Shqipëria i ka shtuar përpjekjet për zbatimin e ligjeve kundër trafikut në vitin 2010 dhe ka përmirësuar përpjekjet për identifikimin dhe mbrojtjen e viktimave, por korrupsioni në të gjitha nivelet dhe sektorët vazhdon të pengojë së tepërmi përpjekjet e qeverisë në luftën kundër trafikimit të njerëzve.

Raporti për Kosovën

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Trafikimin e Qënieve Njerëzore thotë se Kosova është burim, destinacion dhe ndoshta edhe vend tranziti për gratë dhe fëmijët që trafikohen për seks dhe fëmijët që trafikohen për t’u bërë lypsarë.

Pjesa më e madhe e viktimave të huaja që detyrohen të merren me prostitucion janë vajza të reja nga Europa Lindore përfshi Moldavinë, Shqipërinë, Poloninë dhe Serbinë. Femrat nga Kosova janë subjekt shfyrtëzimi për prostitucion brenda Kosovës dhe jashtë saj. Policia vazhdon të njoftojë se trafikimi i brendshëm i serbëve të Kosovës ndodh në veriun e vendit, shton raporti.

Qeveria e Kosovës nuk zbaton plotësisht standartet minimale për eliminimin e trafikut; megjithatë po bën përpjekje domethënëse për t’i pëmbushur ata. Qeveria e ka përmirësuar seksionin e policisë anti-trafik dhe ka trefishuar hetimet. Këtë vit janë identifikuar më shumë viktima se vitet e mëparshme dhe u janë ofruar më shumë shërbime të financuara nga qeveria, thuhet në raport.

Megjithatë, çështjet e trafikut kanë marrë kohë për t’u shqyrtuar dhe numri i dënimeve ka qenë më i vogël se vitet e tjera. Ka pasur hetime dhe ndjekje penale kundër zyrtarëve publikë për bashkëpunim në trafikim por nuk ka pasur dënime.

Raporti i Departamentit të Shtetit thotë se Kosova duhet të ndjekë penalisht dhe të dënojë në mënyrë aktive personat që trafikojnë njerëz për seks dhe punë të detyruar. Efikasiteti për identifikimin e viktimave duhet përmirësuar dhe duhen vazhduar fushatat publike për ndërgjegjësimin e popullatës mbi rreziqet e trafikimit.

XS
SM
MD
LG