Lidhje

Shtohen dënimet alternative për të miturit


Një pjesë e konsiderueshme e të dënuarve janë pa punë ose të vetëpunësuar, janë të rinj në qytete deri në moshën 18 vjeç.

Rreth 9 mijë persona kanë marrë nga drejtësia dënime alternative 5 vitet e fundit kryesisht për shkelje ligjore dhe kundravajtje civile në një përpjekje të re që po bën Shqipëria për të përmirësuar politikat e saj qytetare në sistemin gjyqësor dhe për të lehtësuar rikthimin e të rinjve të dënuar në shoqëri. Ministria e drejtësisë dhe Fondacioni për zgjidhjen e konflikteve dhe pajtimin e mosmarrëveshjeve publikuan sot dhënat e një studimi mbi dënimet alternative në Shqipëri, projekt i mbështetur nga Bashkimi Europian dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF.

Të dënuarit e mitur
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:03:43 0:00

Vetëm vitin e fundit në 8 qytete të mëdha janë dënuar mbi 800 të rinj për vjedhje, plagosje, narkotikë, falsifikim dokumenti, kalim kufiri, drejtim automjeti pa leje. Studimi zbuloi që më tepër se gjysma e këtyre të rinjve janë pa shkollë ose me shkollim 9-vjeçar, ndërsa gjendja e tyre ekonomike është shumë e keqe dhe mesatare në familje. Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë pa punë ose të vetëpunësuar. Pjesa më e madhe e këtyre të dënuarve janë të rinj në qytete deri në moshën 18 vjeç.

Instituti i shërbimit të provës, një institucion relativisht i ri, përpiqet në çdo rast të gjejë bashkëpunim midis viktimës, të dënuarit dhe komunitetit qytetar për një zgjidhje të pranueshme, nisur nga fakti se shumica e krimeve të vogla janë vjedhje apo dëmtim pasurie private e shtetërore, plagosje, armambajtje dhe transport lëndësh narkotike, aksidente rrugore etj, të cilat pranohen menjëherë nga fajtori. Ekspertët pohojnë se shumica e këtyre krimeve vijnë për shkak të rritjes së papunësisë dhe të varfërisë në familje, kriza dhe dhuna brenda familjes, konflikti midis brezave dhe kulturave të ndryshme.

Studimi rekomandoi që devijimi i procesit nga gjykata tek shërbimi i ndërmjetësit për një dënim me provë duhet të rregullohet me ligj dhe të mos lihet në vullnetin e gjyqtarit, ndërsa të miturit duhen trajtuar me programe të posaçme. Drejtuesit vendorë dhe ata të policisë po luajnë një rol përherë e më të madh në zbutjen e konflikteve dhe zgjidhjen e tyre me mirëkuptim. Aktualisht janë mbi 4 mijë persona që vuajnë dënime nën kujdesin e shërbimit të provës.

XS
SM
MD
LG