Lidhje

Rasmusen mbështet ofertën e BE-së për Serbinë


Rasmusen mbështet ofertën e BE-së për Serbinë

Rasmusen mbështet ofertën e BE-së për Serbinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Foh Rasmusen thotë se duke i ofruar Serbisë statusin e vendit kandidat, Bashkimi Evropian do të ndërmerrte një hap në të mirë të sigurisë rajonale. Zoti Rasmusen i bëri komentet sot, para takimit dyditor të ministrave të jashtëm të vendeve të NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s pohon se vendimet për zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian janë kompetencë e vetë kësaj organizate, por shton se vetë BE-ja do të përfitonte duke i ofruar Serbisë statusin e vendit kandidat:

“Pa dyshim, është në dorën e Bashkimit Evropian të vendosë nëse do t’i japë Serbisë statusin e vendit kandidat. Por, e parë në linja të përgjithshme, besoj se çdo masë që mund të përmirësojë marrëdhëniet mes vendeve në rajon dhe në strukturat euro-atlantike, përfshirë Bashkimin Evropian dhe NATO-n, do të ishte në të mirë jo vetëm të rajonit, por të të gjithë Evropës,” tha ai.

Kreu i NATO-s i bëri komentet ndërkohë që blloku me 27 anëtarë do të japë këtë të premte vendimin e tij mbi kërkesën e Serbisë për të marrë statusin e vendit kandidat në këtë organizatë, që përbën një hap të rëndësishëm drejt antarësimit në BE. Udhëheqësit evropianë kanë këmbëngulur për një qëndrim më të qartë dhe të vendosur nga Serbia për vendosjen e stabilitetit në veri të Kosovës, si kusht për të ecur përpara në procesin e antarësimit. Kohët e fundit vendet e BE-së kanë qenë të përçarë lidhur me dhënien e statusit të kandidatit Serbisë si rezultat i sulmeve ndaj paqëruajtësve të NATO-s. Këto zhvillime do të jenë në rendin e ditës të takimeve dy ditëshe që fillojnë nesër krerët e shteteve të BE në Bruksel.

Javën e kaluar Presidenti serb Boris Tadiç u bëri thirrje serbëve të Kosovës të heqin dorë nga barrikadat, duke thënë se akte të tilla minojnë përpjekjet e Serbisë për antarësim në BE. Po javën e kaluar, në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë ranë dakort

për normalizimin e procedurave kufitare në kuadër të konceptit për menaxhimin e përbashkët të kufirit, një prej çështjeve më të mprehta në bisedimet mes dy vendeve.
Që nga e hëna, serbët në veri të Kosovës filluan të heqin disa nga barrikadat që pengonin lëvizjen ndërkufitare. Udhëheqësi i serbëve në veri, Sllavisha Ristiç tha se heqja e barrikadave po bëhet në bazë të marrëveshjes me KFOR-in:
Ristiç
“Kemi rënë dakord me KFOR-in ta hapim këtë rrugë për të rivendosur lëvizjen e lirë. Pas rihapjes së rrugës, ata do të vendosin postbllokun, që u kërkua nga parakushtet e tyre. Nga ana jonë ne kërkuam që kontrolli kufitar të bëhet në bashkëpunim me ta dhe stacionin e policisë lokale këtu në Zubin Potok”.
Komuniteti serb në veri të Kosovës filloi ngritjen e barrikadave për të penguar kalimet ndërkufitare që në korrik, kur autoritetet qendrore të Prishtinës vendosën të dërgojnë atje zyrtarë të doganave.

për normalizimin e procedurave kufitare në kuadër të konceptit për menaxhimin e përbashkët të kufirit, një prej çështjeve më të mprehta në bisedimet mes dy vendeve.

Që nga e hëna, serbët në veri të Kosovës filluan të heqin disa nga barrikadat që pengonin lëvizjen ndërkufitare. Udhëheqësi i serbëve në veri, Sllavisha Ristiç tha se heqja e barrikadave po bëhet në bazë të marrëveshjes me KFOR-in: “Kemi rënë dakord me KFOR-in ta hapim këtë rrugë për të rivendosur lëvizjen e lirë. Pas rihapjes së rrugës, ata do të vendosin postbllokun, që u kërkua nga parakushtet e tyre. Nga ana jonë ne kërkuam që kontrolli kufitar të bëhet në bashkëpunim me ta dhe stacionin e policisë lokale këtu në Zubin Potok”.

Komuniteti serb në veri të Kosovës filloi ngritjen e barrikadave për të penguar kalimet ndërkufitare që në korrik, kur autoritetet qendrore të Prishtinës vendosën të dërgojnë atje zyrtarë të doganave.


XS
SM
MD
LG