Lidhje

Rasmussen: Marrëveshja ofron shpresë për rajonin

  • Leonat Shehu

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, tha më 3 korrik në Prishtinë se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është shumë e rëndësishme dhe ofron shpresë për jetë dhe ardhmëri më të mirë për gjithë rajonin. Gjatë një vizite në Prishtinë ai tha se forcat e KFOR-it janë të gatshme të përballen me çdo përpjekje për të dëmtuar përparimin e arritur në Kosovë. Forcat e KFOR-it janë pjesë e planeve për zbatimin e marrëveshjes e cila qe arritur më 19 prill ndërmjet kryeministrave të të dyja vendeve.
XS
SM
MD
LG