Lidhje

Rasmussen kritikon Bashkimin Europian për trajtim “të padrejtë” të Turqisë


Rasmussen kritikon Bashkimin Europian për trajtim “të padrejtë” të Turqisë
Rasmussen kritikon Bashkimin Europian për trajtim “të padrejtë” të Turqisë

Kreu i NATO-s Anders Fogh Rasmussen kritikoi Bashkimin Europian për trajtim sipas tij “të padrejtë” të Turqisë.

Zoti Rasmussen i tha gazetës daneze Politiken se udhëheqësit e BE-së duhet të ndërmarrin një sërë hapash për të përmirësuar marrëdhëniet me qeverinë e Ankarasë.

Ai tha se Turqisë duhet t’i jepet më shumë hapësirë në marrjen e vendimeve veprimet ushtarake që përfshijnë trupat turke, si dhe theksoi se BE-ja duhet të miratojë kërkesën e Turqisë për anëtarësim në Agjencinë Europiane të Mbrojtjes.

Zoti Rasmussen u citua në numrin e sotëm të gazetës të ketë thënë se ishte “e padrejtë” që Turqia të përjashtohej nga agjencia për zhvillim ushtarak. Ai përmendi se Norvegjia ka marrëdhënie me këtë agjenci, ndonëse, ashtu sikurse Turqia, ajo nuk është anëtare e BE-së.

Zoti Rasmussen tha se këta hapa duhet të ndërmerren veçmas nga bisedimet për anëtarësimin e Turqisë në BE.

Zyrtarë të BE-së i kanë bërë disa herë thirrje Turqisë që të përdorë ndikimin e vet për zgjidhjen e çështjes së Qipros.

XS
SM
MD
LG