Lidhje

Rasmussen: Aleanca e gatshme të ndihmojë qeverinë afgane në bisedimet me talebanët


Rasmussen: Aleanca e gatshme të ndihmojë qeverinë afgane në bisedimet me talebanët
Rasmussen: Aleanca e gatshme të ndihmojë qeverinë afgane në bisedimet me talebanët

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen tha se aleanca është gati të ndihmojë qeverinë afgane në përpjekjet për të vazhduar bisedimet e paqes me talebanët.

Zoti Rasmussen u tha sot gazetarëve në Bruksel se forca e udhëhequr nga NATO-ja në Afganistan është gati të japë "ndihmë praktike" për përpjekjet e ripajtimit. Ai nuk dha hollësi. Por shefi i NATO-s vuri në dukje se aleanca do të vazhdojë presionin ushtarak ndaj talebanëve.

Këto komente shefi i NATO-s i bëri pasi një zyrtar tjetër i aleancës tha dje se NATO ka ndihmuar në kalimin e sigurtë të komandantëve talebanë në Kabul dhe se udhëtime të tilla do të ishin shumë të vështira pa pajtimin e aleancës perëndimore.

XS
SM
MD
LG