Lidhje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s viziton Kremlinin


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s viziton Kremlinin
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s viziton Kremlinin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen vizitoi Kremlinin sot, me synimin për të gjallëruar marrëdhëniet me Rusinë për çështje si Afganistani dhe mbrojtja nga raketat.

Zoti Rasmusen u takua me presidentin Dmitri Medvedev, dhe me Ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov, për bisedime që shihen si bashkërenduese për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë të NATO-s në Lisbonë.

Zoti Rasmusen loboi për të shtuar bashkëpunimin rus në zgjerimin e rrugëkalimeve për furnizimet e Natos për në Afganistan, si dhe të ushtarëve afganë me helikopterë rus dhe trajnime në luftën kundër narkotikëve.

Në komentet pas takimit, zoti Lavrov tha se Moska do të zgjerojë bashkëpunimin e saj me aleancën perendimore në Afganistan, duke shtuar se ky objektiv është në interesin e përbashkët. Ai nuk dha hollësi të tjera.

XS
SM
MD
LG