Lidhje

NATO krijon një forcë të reagimit të shpejtë në përgjigje të krizës në Ukrainë


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen njoftoi krijimin e një "force të gatishmërisë së lartë " në përgjigje të agresionit dhe ndërhyrjes ruse në Ukrainë.

Sekretari Rasmusen tha dje në Bruksel se forca do të përfshijë disa mijëra trupa të gatshme për të shkuar ku është e nevojshme pas një njoftimi shumë të shkurtër. Ai tha se ato do të kenë mbeshtetje nga ajri, deti dhe forcat speciale.

Forca është pjesë e asaj që ai e quajti një Plan Veprimi në Gatishmëri që do ta bënte NATO-n më të shkathët, dhe do të përfaqësojë një prani më të dukshme në Evropën Lindore.

Hollësitë e planit do të paraqiten këtë javë në samitin e NATO-s në Uells.

Zoti Rasmusen tha se takimi i NATO-s mbahet në atë që ai e quajit një botë të ndryshuar. Ai tha se NATO duhet të përshtatet me qëndrimin rus se Evropa është një kundërshtare.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG