Lidhje

Rasmussen: Operacionet në Afganistan përparësi kryesore për NATO-n

  • Zëri Amerikës

Rasmussen: Operacionet në Afganistan përparësi kryesore për NATO-n

Rasmussen: Operacionet në Afganistan përparësi kryesore për NATO-n

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen tha se operacionet në Afganistan vazhdojnë të jenë përparësi kryesore për aleancën, madje ai parashikoi se qeveria afgane do të marrë kontrollin e plotë të sigurisë deri në vitin 2014. Zoti Rasmussen i bëri këto komente në Bruksel në takimin e ministrave të Mbrojtjes së NATO-s dhe të vendeve jo anëtare, pjesë e forcës ndërkombëtare të sigurisë në Afganistan. Ai tha se është e qartë që partnerët e NATO-s po bëjnë përparim.

"E pashë këtë përparim kur vizitova Kabulin dhe Heratin. Në korrik, afganët do të vihen në krye të operacioneve të sigurisë në 7 provinca dhe distrikte, që përbëjnë 25 për qind të popullsisë. Ky është një fillim i rëndësishëm i tranzicionit. Jam i bindur se këtë tranzicion mund ta përfundojmë deri në vitin 2014".

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se ka ardhur koha që talebanët të vendosin për kursin e tyre në të ardhmen.

“Të ndërpresin lidhjet me al-Kaidën dhe rrjetet terroriste, të dënojnë dhunën, të respektojnë kushtetutën demokratike të Afganistanit, përfshirë edhe dispozitat e saj për respektimin e të drejtave të njeriut. Kjo është rruga drejt ripajtimit”.

Sekretari i Mbrojtjes Gates po mer pjesë në takimin e Brukselit, në atë që do të jetë takimi i tij i fundit, para se të dalë në pension më 30 qershor. Zoti Gates ka bërë thirrje që tërheqja nga Afganistani të bëhet me një rritëm të kujdeshshëm, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara tërhiqen pak nga pak nga roli udhëheqës në operacionet ndërkombëtare.

Ndërkohë, anëtarë të komisionit të Senatit amerikan për marrëdhëniet me jashtë shprehën skepticizëm rreth suksesit të operacioneve për ndërtimin e institucioneve demokratike në Afganistan, ndërkohë që është njoftuar një raport dy vjeçar i Kongresit, i cili citon rezultate të kufizuara nga ndihmat financiare masive të Amerikës për atë vend.

Në një seancë për konfirmimin e ambasadorit amerikan në Afganistan, Ryan Crocker, shumica e anëtarëve të komisionit vunë në dukje se zoti

Crocker e mer këtë pozitë në një kohë kur po shtohet presideni i Kongresit ndaj presidentit për të pakësuar angazhimin e kushtueshëm amerikan në Afganistan.

"Ajo që ne po përpiqemi t’i japim popullit afgan dhe që jemi përpjekur për 10 vjet me një çmim tepër të lartë për ne, më bën të mendoj nëse afganët e duan atë që ne po përpiqemi t’u japim. Dhe nëse ata nuk duan atë që ne po përpiqemi të arrijmë, kjo nuk do të ketë sukses."

Ambasadori Crocker tha se Afganistani përballet me sfida të mëdha, përfshirë edhe korrupsionin. Por ai shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk mund të lejojnë më kurrë që Afganistani të bëhet strehë e sigurtë për terroristët, që mund të sulmojnë Shtetet e Bashkuara.

"Siç e ka theksuar edhe Sekretari i Mbrojtjes Gates, ne u tërhoqëm një herë nga Afganistani në vitin 1989 dhe patëm pasoja katastrofike. Ne nuk mund të bëjmë përsëri të njëjtën gjë".

Shumë senatorë të këtij komisioni, mes tyre edhe kryetari i tij John Kerry, i cili ka mbështetur politikën e presidentit për Afganistanin, e bënë të qartë se duhen bërë ndryshime si në sasinë e ndihmave edhe në numrin e trupave amerikane të dislokuara në atë vend.

XS
SM
MD
LG