Lidhje

Kontrabanda e drogës në autobusët Shqipëri-Greqi


Policia e Gjirokastrës po zbulon raste të shtuara të trafikut të narkotikëve në autobusët e linjave ndërkombëtare Shqipëri-Greqi. Disa dhjetëra kilogramë lëndë narkotike u bllokuan nga policia në Pikën e Kakavijës në një autobus që udhëtonte drejt Athinës.

Autobusi ishte me targa greke ndërsa shoferët që drejtonin mjetin ishin shqiptarë, thanë burimet policore. Njëri prej shoferëve të autobuzit e braktisi lëndën narkotike duke u futur në territorin neutral të të dy vendeve, thanë burimet zyrtare policore.

Policitë shqiptare dhe greke janë përfshrië në një operacion kontrolli për arrestimin e tij. Lënda narkotike e bllokuar së fundi u gjet nga policia e Gjirokastrës në zonën ku vendosen bagazhet e udhëtarëve.

Sasitë e hashashit maskohen në këto zona kryesisht nga rrjetet e trafikut të hashashit i cili vazhdon të jetë forma më e përhapur kriminale në kufirin mes të dy vendeve. Shumica e lëndës narkotike që trafikohet drejt Greqisë kultivohet në fshatin Lazarat të Gjirokastërs.
XS
SM
MD
LG