Lidhje

Rasti i Pakistanit nxjerr në pah varësinë amerikane ndaj kontraktorëve të zbulimit


Jan 4: Israelis watch a partial solar eclipse in the town of Givatayim near Tel Aviv, Israel. A partial solar eclipse began Tuesday in the skies over the Mideast and will extend across much of Europe (Ariel Schalit/AP)
Jan 4: Israelis watch a partial solar eclipse in the town of Givatayim near Tel Aviv, Israel. A partial solar eclipse began Tuesday in the skies over the Mideast and will extend across much of Europe (Ariel Schalit/AP)

Rasti i një amerikani të arrestuar në Pakistan për vrasjen e dy personave ka ngjallur zemërim në vendin aziatik dhe ka përkeqësuar marrëdhëniet ndërmjet Uashingtonit dhe Islamabadit. Tani mësohet se Rejmond Dejvis, i cili tha se kishte hapur zjarr për të shmangur një përpjekje për vjedhje, ishte kontraktor sigurimi i CIA-s. Agjencitë amerikane janë bërë të varura nga kontraktorët e sigurimit për të plotësuar mungesën e personelit.

Analistët thonë se agjencitë amerikane të zbulimit, Departamenti i Shtetit dhe forcat e armatosura janë bërë gjithnjë e më të varur nga kontraktorët në vende si Iraku, Afganistani dhe Pakistani për të kryer çdo punë nga ruajtja e njerëzve dhe konvojeve deri tek grumbullimi dhe analizimi i të dhënave të zbulimit.

Skot Stuart, nënkryetar për taktika zbulimi në firmën private të zbulimit “Stratfor”, thotë se përdorimi i kontraktorëve i jep qeverisë amerikane fleksibilitet gjatë rritjes së pranisë ushtarake në rajone problematike.

“Shikojani buxhetet e sigurisë organeve si Departamenti i Shtetit, dhe do të shihni se në buxhetin e CIA-s ka cikle me ngritje dhe rënie. Kur ka rënie, është shumë e vështirë të pushohen punonjësit. Por është më lehtë të largohen kontraktorët.”

Por, me gjithë fleksibilitetin, rritja e përdorimit të kontraktorëve të sigurisë është bërë kundërthënëse dhe ka irrituar disa qeveri nikoqire. Disa kontraktorë janë akuzuar për vepra të rënda, përfshirë edhe vrasjen e civilëve. Presidenti afgan Hamid Karzai është përpjekur të largojë kontraktorët e sigurimit nga vendi i tij. Drejtoria e Shërbimeve të Zbulimit të Pakistanit ka kërkuar llogari për të gjithë kontraktorët e sigurimit që veprojnë në vend. Disa kontraktorë gjithashtu janë akuzuar për vjedhje të miliona dollarëve.

Shon Engbrekt, pronar i një kompanie për trajnimin e kontraktorëve të sigurimit, thotë se problemi është se agjencitë amerikane nuk kanë të njëjtin nivel të kontrollit mbi kontraktorët si mbi punonjësit e tyre. Ai u bën thirrje kontraktorëve privatë të sigurimit që të jenë të licencuar.

“Në njërën anë, ne mund të ulemi të gjithë së bashku dhe të bisedojmë për mënyrat sesi duhet të funksionojë një kompani private e sigurimit në kuadër të veprimtarive të Departamentit të Mbrojtjes dhe Departamentit të Shtetit. Në anën tjetër, ne mund edhe të vazhdojmë secila kompani rrugën e vet, por në fund do të përballemi me kaos, humbje, korrupsion dhe humbje të paqëllimta të jetëve”, thotë zoti Engbrekt.

Se cila ishte detyra e saktë e Rejmond Déjvisit në Pakistan mbetet e paqartë. Njoftimet e botuara thonë se të paktën ai ofronte sigurim për një ekip oficerësh dhe kontraktorësh të CIA-s që punojnë në një banesë të sigurtë në Lahore. Nuk është e qartë nëse ai ka luajtur rol më aktiv në operacionet e zbulimit. Por zoti Stuart thotë se ka gjasa që CIA për arsye të ruajtjes së fshehtësisë të përdorë njerëzit e vet në vend të oficerëve të ambasadës për të ofruar sigurim personal.

“Sinqerisht, ka edhe disa shqetësime rreth veprimtarisë së CIA-s atje. Pra, CIA do që punët të kryhen brenda agjencisë dhe kështu përdor, kur ka mundësi, njerëz nga zyra e vet e sigurimit për ndonjë detyrë përkatëse. CIA për këto punë do të angazhojë edhe kontraktorë.”

Shon Engbrekt, i cili vetë ka punuar si kontraktor privat i sigurimit në Irak, thotë se, si rregull i përgjithshëm, përdorimi i kontraktorëve i mundëson CIA-s të mohojë përfshirjen në operacione që mund të zbulohen.

“Sa më shumë punë që mund t’u jepet kontraktorëve, aq më shumë do të ketë mundësi për të mohuar përgjegjësinë. CIA-s i pëlqen kjo situatë që të mund të thotë, ‘E po, ai është vetëm civil dhe është nënkontraktuar disi. Është pjesë e ekipit, por nuk është njëri prej neve.’ Pra, ata janë me të vërtetë në gjendje të zgjerojnë shtrirjen e tyre pa rritur rrezikun e tyre të përgjithshëm.”

Shtetet e Bashkuara e kanë përshkruar disa herë zotin Dejvis si anëtar të stafit “administrativ dhe teknik” të ambasadës dhe se për këtë atij i takon imuniteti diplomatik.

Rasti i një amerikani të arrestuar në Pakistan për vrasjen e dy personave ka ngjallur zemërim në vendin aziatik dhe ka përkeqësuar marrëdhëniet ndërmjet Uashingtonit dhe Islamabadit. Tani mësohet se Rejmond Dejvis, i cili tha se kishte hapur zjarr për të shmangur një përpjekje për vjedhje, ishte kontraktor sigurimi i CIA-s. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Geri Tomas, agjencitë amerikane janë bërë të varura nga kontraktorët e sigurimit për të plotësuar mungesën e personelit.

XS
SM
MD
LG