Lidhje

Ratko Mlladiç del sot përpara gjykatës së Hagës


Ish komandati i ushtrisë serbo-boshnjake, gjenerali Ratko Mlladiç, përballet me 11 akuza, mes tyre akuzat për genocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në një gjyq që nis sot në gjykatën e Kombeve të Bashkuara në Hagë.

Ish komandanti 70 vjeçar akuzohet për urdhërimin e masakrës ku gjetën vdekjen rreth 8 mijë burra e djem në qytetin e Srebrenicës si dhe për rrethimin e përgjakshëm të kryeqytetit boshnjak Sarajevë në fillim të viteve 1990.

Ratko Mladiç, ushtarak karriere, u përgatit në akademinë ushtarake të Ushtrisë Popullore Jugosllave në Beograd. Kur Jugosllavia nisi të shpërbëhet në fillim të viteve 1990, ai mori komandën e forcave ushtarake serbo boshnjake kur ata nisën luftën për një shtet të ndarë serb.

Masakra e Srebrenicës u krye në vitin 1995, kur mijëra civilë ishin grumbulluar në një zonë të përcaktuar nga Kombet e Bashkuara si një zonë e sigurt për ta. Duke mos respektuar vendimin e Kombeve të Bashkuara, trupat serbo-boshnjake grumbulluan rreth 8 mijë burra e djem dhe i masakruan ata përgjatë disa ditëve. Varre masive u gjetën më vonë në zonën përreth.

Mbas luftës, Ratko Mladiç u kthye në Beograd, ku disa ekspertë besojnë se ai mbrohej dhe mbështetej nga presidenti i asaj kohe Slobodan Milosheviç. Por mbas arrestimit të Milosheviçit në vitin 2001 dhe trasferimit të tij në Hagë, Mlladiçi nisi të jetonte në fshehtësi.

Ai u arrestua në majin e vitit të kaluar, thuajse tre vjet më vonë arrestimit të udhëheqësit politikë të Bosnjes gjatë luftës Radovan Karaxhiçit. Ekspertët thonë se Ratko Mlladiç duhet të ketë pasur mbështetje mes ushtrisë serbe dhe shërbimeve sekrete që arriti të shmangte arrestimin e tij për disa vite.

Gjykata e Kombeve të Bashkuara ka ngritur akuzat ndaj tij dhe aleatit të tij Radovan Karaxhiç që në vitin 1995.

XS
SM
MD
LG