Lidhje

Francë, "Fronti Kombëtar" humb zgjedhjet


Në Francë sot u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve rajonale. Sondazhet e para paszgjedhore tregojnë se francezët kanë votuar kundër partisë së ekstremit të djathtë "Fronti Kombëtar", e cila njihet për politikat kundër imigracionit.

Si udhëheqësja e partisë, Marine Le Pen, edhe mbesa e saj, Marion Marechal-Le Pen, nuk arritën të siguronin vota të mjaftueshme për të udhëhequr rajone të rëndësishme të Francës. Po ashtu partia e tyre humbi edhe në një zonë të debatuar.

Partia e Frontit Kombëtar arriti fitore në 6 nga 13 rajonet e Francës në raundin e parë të zgjedhjeve një javë më parë, por sondazhet paszgjedhore treguan sot se ish presidenti Nicolas Sarkozy dhe aleatët e tij ishin fituesit e vërtetë të raundit të dytë të votimeve që u mbajtën sot.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG