Lidhje

Disk i ri me këngë të Ray Charlsit


Këtë javë Ray Charles do të kishte mbushur 83 vjeç. Me këtë rast, shërbimi postar i Shteteve të Bashkuara e nderoi këngëtarin e madh me një pullë të re. Me këtë rast ka dalë në treg edhe një CD dhe një DVD e re me regjistrime të koncerteve të famshme të Ray Charles-it.

please wait

No media source currently available

0:00 0:07:11 0:00
Direct link

Albumi “Ray Charles Forever” hapet me një verion të ri interpretimi të këngës “A Song For You” nga pianisti Leon Russell, me të cilin artisti i madh interpretonte së bashku.

“A Song For You,” është një nga 12 këngët e përfshira në koleksionin e CD-ve dhe DVD-ve “Ray Charles Forever”. Valerie Ervin është presidente e Fondacionit "Ray Charles". Ajo thotë se ndërsa admiruesit e këngëtarit dhe pianistit të madh mund ta kenë pjesën më të madhe të muzikës së albumit, ka disa gjëra më tepër që e bëjnë të veçantë koleksionin e ri.

“Ne publikuam disa xhirime në DVD-në e re, që nuk janë parë ndonjëherë, ose që nuk janë parë prej vitesh. Disa prej tyre janë xhiruar në Evropë, në një koncert "live" dhe ky do të jetë një bonus për të gjithë ata që e shohin. Shumë nga regjistrimet janë përmirësuar në mënyrë të tillë, që tingulli të jetë me cilësinë e regjistrimeve të sotme."

Por “Ray Charles Forever” ka edhe një regjistrim të ri, të padëgjuar më parë.

“They Can’t Take That Away From Me” është një këngë që Ray e interpretonte gjthmonë në koncertet e tij "live", por që nuk është përfshirë kurrë në albumet e tij. Pra, kjo është hera e parë që njerëzit e dëgjojnë atë të regjistruar,"
thotë zonja Ervin.

Ne shpesh mendojmë për Ray Charles-in si një këngëtar i madh i muzikës Rhythm dhe Blues, prandaj kur dëgjojmë një variant që shoqërohet me kërcim të kompozitorëve klasikë George dhe Ira Gershwin - apo intrepretimi i tij veçantë i muzikës country-është një kujtesë e mirë se Ray Charles këndonte të gjitha llojet e muzikës më popullore amerikane. Valerie Ervin shpjegon se Ray besonte se të kënduarit është në tjetër mënyrë për të treguar histori.

"Muzika i shëron njerëzit, i ndihmon ata, pavarësisht se e kujt zhanri është".

20 minutëshi i DVD-së në paketën e re muzikore përfshin këngë të regjistruara në disa festivale të mesit të viteve '90, si dhe intervista nga vitet '80. Një version vetëm audio i regjistrimit “Ray Charles Forever”, gjithashtu mund të shkarkohet në internet.
XS
SM
MD
LG