Lidhje

SHBA: Reagime për përgjimet e NSA-së


Një grup për mbrojtjen e privacisë në Internet i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara që të marrë në shqyrtim mbyqyrjen nga qeveria të të dhënave telefonike gjatë 7 vjetëve të fundit. Anketat e opinionit tregojnë se amerikanët janë të ndarë lidhur me këtë çështje. Carolyn Presutti e Zërit të Amerikës shpjegon debatet për këtë çështje.

Publiku amerikan është i përçarë lidhur me çështjen nëse Agjencia e Sigurisë Kombëtare ose NSA duhet të vazhdojnë përgjimin e telefonatave dhe të postës elektronike për të ndaluar veprimtaritë terroriste:

“Mendoj se gjithshka që bëjmë në privacinë e shtëpisë tonë dhe në Internet duhet të mbetet puna jonë dhe e askujt tjetër”.

Një anektë e kohëve të fundit e Universitetit Quinnipiac tregon një ndryshim të opinionit publik. Para 3 vjetësh, shumica e amerikanëve mbështesnin operacionet anti-terroriste përkundrejt lirive civile. Anketuesi Peter Brown thotë se një shumicë e thjeshtë mendon se përpjekje të tilla dëmtojnë liritë civile:

“Ky është një ndryshim i madh dhe është i rëndësishëm”.

Por anketa të tjera të opinionit tregojnë se shumica e amerikanëve, 58 për qind, mbështesin grumbullimin nga qeveria të të dhënave telefonike dhe në Internet. Pyetjet bazë janë: A është përgjimi i nevojshëm në një hetim terrorist? Dhe a mbikqyr qeveria bisedën dhe përmbajtjen e postës elektronike apo vetëm personat që komunikojnë me njeri tjetrin?
Ja një debat i bërë para një komisioni qeveritar që këshillon presidentin.

“Nuk bëhet fjalë për mbikqyrjen e përmbajtjes, por vetëm të kominikimit mes njerzve të ndryshëm, prandaj nuk është e saktë të përdoret fjala përgjim.”

“Mendoj se njerëzit mund të vendosin vetë nëse kemi të bëjmë me mbikqyrje apo jo”.

Gary Schmitt, i cili studjon çështje të sigurisë për Institutin amerikan Enterprise, mbështet operacionet e përgjimit."

“Është një objektiv i vështirë sepse duhet të grumbullohen të dhëna të shumta që të parandalohen veprimtaritë terroriste”.

Gjykata për mbikqyrjen e të dhënave të zbulimit të huaj mblidhet në këtë ndërtesë federale në Uashington. Autoritetet bëjnë fillimisht kërkesë dhe argumentojnë para kësaj gjykate se përse duhet të përgjojnë telefonatat e një amerikani.

“Ekzistojnë disa procedura që duhen përmbushur, por përsëri gjykata ka fjalën e fundit për të vendosur nëse ekzistojnë informacione të mjaftueshme që lidhen me një rast dhe një person të caktuar”.

Por Qendra për Informacionet Private Elektronike thotë se kjo gjykatë i kaloi kufijtë kur i dha urdhër kompanisë Verizon që të jepte të dhënat telefonike për të gjithë amerikanët. Qendra paraqiti një peticion pranë Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara që të ndalojë mbikqyrjet nga ana e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare.

“Ne themi se nuk është e mundur që të gjitha të dhënat për të gjithë amerikanët, që sigurojnë shërbimin nga kompania Verizon janë të rëndësishme për një hetim”.

Nuk dihet nëse Gjykata e Lartë do ta marrë në shqyrtim këtë çështje. Ndërkohë, amerikanët do të vazhdojnë të debatojnë nëse mbikqyrjet e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare i kalojnë kufijtë ligjorë.

XS
SM
MD
LG