Lidhje

Reagim i opozitës për operacionin në Lazarat


Opozita reagoi sot për operacionin në Lazarat përmes një deklarate, ku ndërsa thekson mbështetjen për policinë, kritikon kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se janë duke kryer një pseudo-fushatë.
Partia Demokratike u bën thirrje qytetarëve të distancohen nga elementët me precedentë kriminalë, duke theksuar se çdo sulm ndaj policisë është goditje ndaj shtetit.
Por sipas forcës kryesore të opozitës, operacioni në Lazarat “është një pozicionim taktik me karakter propagandistik dhe selektiv për t’ja hedhur botës”, siç thuhet në deklaratë.
Në reagimin e PD-së, i bëhet thirrje forcave të rendit që të ruajnë jetët e qytetarëve dhe të ndalin çdo veprim që ushtron terror psikologjik ndaj popullatës”, pasi sipas opozitës “narkotrafikantët e punësuar në zyrat e shtetit nuk mund ta luftojnë drogën”.
Menjëherë pas kësaj deklarate reagoi kryeministri Edi Rama sipas të cilit Partia demokratike nuk thotë asnjë fjalë për gazetarët e dhunuar dhe policin e plagosur, por i jep mbështetje policisë me kusht që të mos dëgjojë ministrin e Brendshëm”, siç shprehet kryeministri.
Ndaj operacionit në Lazarat ka reaguar edhe Ambasada amerikane e cila përmes një deklarate shprehet se "mbështet përpjekjet e forcave të rendit kundër kultivimit të marihuanës dhe bën thirrje që të merret çdo masë për të shmangur viktimat”.
Ambasada amerikane dhe OSBE-ja po ashtu reaguan duke dënuar sulmin ndaj gazetarëve në Lazarat.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG