Lidhje

Reagim me indiferentizëm i tregjeve evropiane ndaj uljes së nivelit të kreditimit

  • Zëri Amerikës

Reagim me indiferentizëm i tregjeve evropiane ndaj uljes së nivelit të kreditimit

Reagim me indiferentizëm i tregjeve evropiane ndaj uljes së nivelit të kreditimit

Tregjet financiare evropiane reaguan me indiferentizëm ndaj rënies së nivelit të kreditimit të Francës dhe tetë vendeve të tjera evropiane. Investitorët me sa duket kishin kohë që e prisnin një gjë të tillë.

Tregjet kryesore të Londrës, Parisit dhe Frankfurtit patën sot luhatje të vogla. Por në fillim të ditës tregjet aziatike ranë një përqind ose më shumë pas rënies së nivelit të kreditimit për Francën të premten nga agjencia Standard & Poor.

S&P mendon se udhëheqësit evropian dështuan të zgjidhin siç duhet krizën dy vjeçare të borxhit. Por një tjetër agjenci nga tre më të mëdhatë që japin vlerësime të tilla, Moody’s Investors Service e mbajti të pandryshuar klasifikimin AAA për Francën ndërsa vazhdon të shohë politikat e saj ekonomike gjatë tre muajve të parë të vitit.

Disa analistë parashikojnë se ulja e vlerësimit të kreditit do të rrisë kostot e huamarrjes për qeveritë e prekura. Por Franca shiti gati 11 miliardë dollarë në letra me vlerë me afat të shkurtër me një normë interesi më të ulët sesa një javë më parë.

Ndërkohë vëmendja është përqëndruar në situatën e brishtë financiare të Greqisë. Qeveria e Athinës dhe përfaqësuesit e disa prej bankave më të mëdha në botë ndërprenë negociatat sot për të eliminuar gati 127 miliardë dollarë të borxhit ndaj institucioneve financiare. Bisedimet janë në plan të rifillojnë të mërkurën, me kryeministrin Lucas Papademos që thotë se Greqia dhe kreditorët janë pranë një marrëveshje.

XS
SM
MD
LG