Lidhje

Reagime ndaj komplotit iranian


Reagime ndaj komplotit iranian
Reagime ndaj komplotit iranian

Arabia Saudite është zotuar se Irani duhet të “paguaj çmimin” për komplotin e dyshuar për vrasjen e ambasadorit Saudit në Shtetet e Bashkuara. Shtetet e Bashkuara dhe zyrtarët britanikë thonë se po diskutojnë që të kërkojnë vendosjes së një tjetër raundi sanksionesh kundër Teheranit.

Princi saudit Turki al Faisal, ish ambasador në Uashington, tha sot se provat e grumbulluara ishin “të pakontestueshme” dhe se ato “tregonin qartë përgjegjësinë e zyrtarëve iranianë” për komplotin.

Zyrtarë amerikanë thanë sot se ata po punojnë për një përgjigje ndërkombëtare për atë që nënpresidenti Joe Biden e quajati “një akt mizor”.

Irani nuk i ka pranuar akuzat. Ambasadori iranian në Kombet e Bashkuara ka nisur një letër tek sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon, ku shprehet zemërimi për akuzat ndaj Iranit.

XS
SM
MD
LG