Lidhje

Reagime pozitive pas referendumit në Turqi

  • Zëri Amerikës

Turqit mirëpritën sot lajmet për miratimin e reformave thelbësore në kushtetutën e tyre të kohës së ushtrisë. Rezultatet e referendumit u përshëndetën nga qeveria si një hap gjigand drejt demokracisë dhe në përputhje me kërkesat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Rezultatet e këtij referendumi do ta bëjnë të ardhmen tonë më të mirë. Ne nuk votuam vetëm në favor të partisë, por edhe për parlamentin,” thotë një banore e Stambollit.

Rreth 58 për qind votuan dje në favor të ndryshimeve të propozuara nga qeveria, e cila mes tjerash, do ta bëjë ushtrinë që t’u japë më shumë llogari edhe gjykatave civile dhe do të përmirësojë barazinë gjinore.

42 për qind votuan kundër nga frika se ndryshimet do t’i japin partisë me tendenca islamike në pushtet autoritetin për të emëruar gjykatës dhe prokurorë të afërt me partinë dhe t’i lejojnë ata të zbatojnë programin e tyre pro-islamik.

Referendumi mbi 26 amendamente të kushtetutës së hartuar pas grushtit të shtetit të vitit 1980 ishte bërë temë debatesh mes qeverisë me prirje islamike dhe elitave tradicionale të pushtetit, duke përfshirë shumë prej tyre nga forcat e armatosura, të cilët frikësohen se po kërcënohen parimet laike të Turqisë.

XS
SM
MD
LG