Lidhje

Reagimet ruse ndaj Eurovizionit


Përzgjedhja e fitueses së Eurovizionit të së dielës po shkakton reagime të ashpra në Rusi, dhe po përshkallëzon tensionet me Evropën të cilat ishin të larta edhe më parë mbi krizën në Ukrainë. Festivali i përvitshëm i këngës ndiqet nga rreth 180 milion shikues në 45 vende dhe fituesja e këtij viti nga Austria ka provokuar reagime të forta.

Njihuni me transvestiten Conchita Wurst. Këngëtarja me mjekër, e cila interpretoi “Rise like a Phoenix” në një fustan me temina – zuri vendin e parë nga 25 këngë të tjera që përfaqësonin vendet e tyre në Eurovizion në Kopenhagë të dielën:

“Një fitore jo vetëm për mua por për të gjithë ata që besojnë në një të ardhme që funksionon pa diskriminim, e bazuar në tolerancë dhe respekt.”

Ato fjalë u konsideruan t’i ishin drejtuar Rusisë. Vitin e kaluar, qeveria ruse bëri të njohura ligje kundër asaj që ata quajtën “propagandë homoseksuale.”
Në Moskë, kishte një mosbesim të gjerë rreth fitores së Conchitës.

“Është e tmerrshme. Tregon se sa kulti i homoseksualitetit po përhapet në Evropë. Për mendimin tim, kjo është një ngjarje e tmerrshme dhe larg Zotit nëse ndodh këtu. Kam frikë të imagjinoj se si do të ishte nëse kjo do të ndodhte në Rusi.”

Rusia zuri vendin e shtatë në Eurovizion por kishte brohoritje kundër interpretuesve rusë në disa pjesë të mëdha të turmës. Juria ruse ia dha të gjitha votat ish vendeve të Bashkimit Sovjetik.

Në Stokholm, njerëz që festonin lëvduan jurinë e Eurovizionit për zgjedhjen e Conchitës.

“Ata e përfaqësuan bukur vendin, dhe patjetër si një qëndrim politik duke e bërë këngën e tyre dhe këngëtaren një figurë kryesore në klimën politike që kemi tani në Evropë. Pra, patjtetër që kënga e duhur fitoi.”

Ajo klimë politike është bërë më e ashpër. Aneksimi rus i Krimesë nga Ukraina në mars është kritikuar shumë nga Evropa dhe Perëndimi, të cilët gjithashtu fajësojnë Moskën për trazirat e tanishme në Ukrainën lindore. Kremlini mohon përfshirjen.
Kur dirigjenti rus Valery Gergiev – një mbështetës i presidentit Putin – organizoi një koncert në Londër të dielën, rreth 30 protestues kundër Putinit demonstruan për një kohë të shkurtër kur Gergiev doli në skenë. Mes tyre ishte aktivisti i të drejtave të njeriut Peter Tatchell.

“Ne menduam se ishte shumë e rëndësishme të sfidonim Valery Gergievin mbi mbështetjen e tij ndaj Presidentit Putin, përkrahjen e tij ndaj ligjit anti-homoseksual; dhe mbështetjen e tij ndaj veprimeve të Rusisë në Ukrainë. Që ai të kishte mbajtur shfaqjen i pakundërshtuar do të kishte qenë shumë e gabuar.

Edhe pse duket se Rusia po përballet me fillimin e një reagimi kulturor në Evropë, nuk ishte një rezultat befasues: si Rusia dhe Ukraina kanë votuar për njëra-tjetrën në Eurovizion.

XS
SM
MD
LG