Lidhje

Reagon ashpër edhe kongresisti Engel për prekjen e varrezës hebraike të Prishtinës

  • Zëri Amerikës

Reagon ashpër edhe kongresisti Engel për prekjen e varrezës hebraike të Prishtinës

Reagon ashpër edhe kongresisti Engel për prekjen e varrezës hebraike të Prishtinës

Këtu në Uashington ka reaguar po ashtu me tone të ashpëra edhe anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, Eliot Engel, bashkë-kryetar i grupit të Kongresit për çështjet shqiptare. Në një deklaratë për shtyp, zoti Engel i bën thirrje qeverisë së Kosovës të ndëshkojë autorët e aktit në formën më të rëndë që parashikon ligji.

“Jam i indinjuar nga ky akt i urryer i përdhosjes së varrezës së hebrejve në Prishtinë. Prekja e vendit të prehjes së anëtarëve të komunitetit të vogël hebraik në Kosovë është një akt urrejtjeje që nuk duhet të lejojet të hedhë rënjë. I bëj thirrje qeverisë së Kosovës të hetojë imtësisht vandalizmin dhe të ndëshkojë autorët siç parashikohet me ligj”, thotë kongresisti Engel në deklaratën e tij.

“Unë e vizitova këtë varrezë me ish presidentin Ibrahim Rrugova në vitin 2005 dhe e para për nder që sëbashku me të të shprehja respektin për komunitetin hebraik të Kosovës, të cili ai e kishte përqafuar si pjesë të historisë dhe trashëgimisë së Kosovës”, vazhdon më tej zoti Engel.

“Ky akt në varreza është edhe më tragjik pasi vetëm kohët e fundit ajo ishte vendi i një projekti pune vullnetare të kryer sëbashku nga studentët e Universitetit Amerikan të Kosovës dhe Kolegjit Dartmouth në Shtetet e Bashkuara. Shpresoj që puna e tyre e mirë të mos humbasë nga ky akt përdhosjeje dhe varreza të restaurohet dhe të mbrohet që të gjithë në Kosovë ta dinë se sa njerëz kanë banuar dhe vazhdojnë të jetojnë në këtë tokë”, përfundon deklarata e kongresistit Eliot Engel.

XS
SM
MD
LG