Lidhje

SHBA: Përmirësohet tregu i shtëpive


Shitja e shtëpive arriti në nivelin më të lartë në mbi dy vjet në shtator

Shitja e shtëpive në Shtetet e Bashkuara arriti në nivelin më të lartë në mbi dy vjet në shtator.

Raporti i sotëm nga Departamenti i Tregëtisë thotë se shitja e shtëpive u rritën me afro gjashtë për qind gjatë muajit të kaluar dhe 27 për qind gjatë vitit të kaluar. Edhe çmimet e shtëpive u rritën.

Ekspertët thonë se përqindja e interesit për kreditë që është në nivele të ulëta rekord dhe popullsia në rritje i konsolidoi shitjet.

Probleme të mëdha në sektorin e shitjeve luajtën një rol kyç në krizën financiare që e çoi vendin në recesionin më të keq prej dekadash.

Ndërkohë zyrtarë të lartë të Bankës Qendrore po diskutojnë për politikat e përqindjes së interesit dhe çështje të tjera ekonomike.
XS
SM
MD
LG