Lidhje

Turqia bombardon rebelët kurdë në Irak pas një sulmi ku u vranë 24 ushtarë turq dhe u plagosën 18


Turqia bombardon rebelët kurdë në Irak pas një sulmi ku u vranë 24 ushtarë turq dhe u plagosën 18
Turqia bombardon rebelët kurdë në Irak pas një sulmi ku u vranë 24 ushtarë turq dhe u plagosën 18

Turqia filloi një operacion kundër rebelëve kurdë në Irakun verior, pasi militantët vranë 24 ushtarë turq dhe plagosën 18 të tjerë pas sulmeve të këtyre të fundit kundër reparteve ushtarake në juglindje të Turqisë.

Sipas lajmeve nga Turqia, avionë ushtarakë goditën objektivat kurde në Irak, ndërsa helikopterët çuan në zonë ushtarë turq. Sipas lajmeve, sulmet hakmarrëse lanë të vrarë të pakën 20 kryengritës.

Luftëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit hapën zjarr në pikat ushtarake në Kukurça dhe në Juksekova në provincën Hakari të Turqisë.

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan anulloi udhëtimin në Kazakistan dje dhe tha se focat turke ishin vënë në ndjekje të rebelëve kurdë. Presidenti Abdullah Gyl i tha gazetarëve se do të ketë hakmarrje të madhe nga Turqia për sulmet. Ai tha se autorët e këtyre sulmeve ndaj turqve do ta pësojnë edhe më keq.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, e dënoi sulmin si akt të urryer terrorist dhe tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre të ngushtë me Turqinë, ndërkohë që ajo po përpiqet të mposhtë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se Turqia ka të drejtën të vetëmbrohet ndaj terrorizmit. Ai tha se Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin Turqinë në ndjekjen kundër terroristëve në Irak dhe gjetkë.

Shefja e politikës së jashtëme të Bashkimit Evropian, Kethrin Ashton e quajti sulmin një akt “të shëmtuar”. Presidenti rajonal i kurdëve, Masud Barzani i dënoi sulmet e kryengritësve si akte “kriminale”. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun tha se është e papranueshme që teritori i Irakut të përdoret për të ndërmarrë sulme kundër vendeve fqinje.

XS
SM
MD
LG