Lidhje

Rebelët libianë marrin nën kontroll kompleksin e Gadhafit

  • Zëri Amerikës

Rebelët libianë marrin nën kontroll kompleksin e Gadhafit

Rebelët libianë marrin nën kontroll kompleksin e Gadhafit

Luftëtarët rebelë kanë shtënë nën kontroll kompleksin e Moammar Gadhafit në kryeqytetin Tripoli dhe po festojnë atë që e konsiderojnë një fitore të madhe kundër udhëheqësit libian dhe trupave të tij besnike.

Luftëtarët rebelë e morën me luftë kompleksin Bab al-Aziziya të martën pavarësisht zjarrit të ashpër të armëve nga forcar besnike të Gadhafit. Qindra rebelë mund të shiheshin që qëllonin në ajër nga gëzimi. Të tjerë valëviznin flamuj dhe grisën portrete të zotit Gadhafi.

Tymi i zi mbushi qiellin ndërkohë që vazhdonin të shtënat e armëve dhe shpërthimet përreth kompleksit dhe disa pjesëve të qytetit.

Nuk ishte e qartë nëse zoti Gadhafi apo pjestarët e rrethit të tij të ngushtë ishin në kompleks në atë kohë apo në qytetin Tripoli.

Ndërkohë, zyrtarët amerikan në Washington thanë të martën se besojnë se zoti Gadhafi ishte ende në Libi. Në New York, zëvendës ambasadori i Libisë në OKB, Ibrahim Dabbashi, u tha gazetarëve se pret që Tripoli të çlirohet plotësisht brenda 72 orësh. Ministrja e Jashtëme e Bashkimit Evropian Catherine Ashton tha të martën se udhëheqësi politik i rebelëve, Mustafa Abdel Jalili, i kishte thënë asaj se kontrollojnë 80 përqind të kryeqytetit libian.

Ndërkohë, rebelët libianë thonë se ata kanë marrë nën kontroll edhe portin lindor naftëtar Ras Lanuf të martën. Qyteti i rendësishëm naftëtar është në lindje të rrugës që të çon në qytetin e lindjes së zotit Gadhafi, Sirte.

Një banor i Benghazit i tha Zërit të Amerikës se banorët e bazës rebele po festonin nëpër rrugë duke u rënë borive dhe valvitur flamurë.

Një zëdhënëse e NATO-s u tha gazetarëve në Bruksel se misioni i aleancës në Libi nuk kishte përfunduar dhe se operacionet ushtarake do të vazhdonin derisa të gjitha sulmet dhe kërcënimet ndaj civilëve të ndalen. NATO thotë se forcat e saj nuk po vënë në shënjestër specifike zotin Gadhafi por se aleanca do të veprojë kur të jetë e nevojshme për të mbrojtur civilët në Libi.

Vendndodhja e zotit Gadhafi nuk dihet. Por djali i tij, dikur pretendent i fronit, Seif al-Islam u shfaq në qytet mbrëmë duke thënë se babai i tij ende ishte në Tripoli dhe se qeveria e tij ende kishte kontrollin.

XS
SM
MD
LG