Lidhje

Rebelët në Libi hedhin poshtë planin e armëpushimit

  • Zëri Amerikës

Rebelët në Libi hedhin poshtë planin e armëpushimit

Rebelët në Libi hedhin poshtë planin e armëpushimit

Kreu i qeverisë së përkohshme të kryengritësve në Libi hodhi poshtë një plan armëpushimi, i propozuar nga Bashkimi Afrikan, duke e cilësuar atë si "të vjetëruar".

Mustafa Abdul-Jalil tha pas bisedimeve të sotme me një delegacion të udhëheqsve afrikanë në Bengazi se çdo propozim, që nuk përfshin kërkesën kryesore që udhëheqësi libian, Moamar Gadafi dhe familja e tij të largohen nga vendi, nuk do të pranohet.

Zyrtarë të Bashkimit Afrikan thonë se përveç ndalimit të menjëhershëm të luftimeve, propozimi bën thirrje për bisedime mes rebelëve dhe qeverisë, mbrojtjen e të huajve në Libi dhe shtimin e ndihmës humanitare për civilët. Udhëheqësit e kryengritësve thanë sot se do ta shqyrtojnë propozimin, por këmbëngulin që zoti Gadafi të largohet nga pushteti. Zyrtarë të qeverisë libiane kanë thënë se largimi i tij nuk është i pranueshëm si alternativë.

XS
SM
MD
LG