Lidhje

Siri: Sulm i ri në Houla


Aktivistët e të drejtave të njeriut thanë se forcat siriane sulmuan përsëri qendrën e qytetit, ku javën e kaluar u masakruan më shumë se 100 vetë

Aktivistët e të drejtave thanë se forcat siriane sulmuan përsëri qendrën e qytetit Houla ku më shumë se 100 vetë u masakruan javën e kaluar.

Kreu Obzervatorit Sirian për të Drejtat Njerëzore Rami Abdel Rahman i tha Zërit të Amerikës sot se tre persona u vranë në bombardimet gjatë natës nga trupat qeveritare. Ai tha se një 14 vjeçar u vra nga zjarri i snajperave.

Personeli i OKB-së që shkoi në Houla pas vrasjeve të 25 majit gjeti prova të zjarrit të tankeve dhe artilerisë nga ana e forcave të qeverisë në qytet dhe dëgjoi deklarata nga dëshmitarë okularë për ekzekutimet nga milicët pro-Assadit, të njohur si shabiha. Më shumë se 10 persona, gra dhe fëmijë janë vrarë në masakër.

Por një zëdhënës i qeverisë siriane tha sot se hetimet paraprake në vrasjete javës së kaluar tregojnë se “grupe të armatosura” dhe jo trupat e qeverisë kanë qënë përgjegjëse për sulmet.

Opozita e cila fajëson qeverinë për masakrën, u kërkoi forcave siriane të ndalin sulmet.

Një komandant rebel sirian thotë se forcat e tij do të braktisin një marrëveshje armëpushimi me qeverinë sot në qoftë se Presidenti Bashar al-Assad nuk arrin të respektojë kushtet e planit të paqes të mbështetur nga OKB-ja.

Duke folur sot në Danimarkë, Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton tha se kundërshtimi i fuqishëm i Rusisë po e bën të vështirë krijimin e një koalicioni ndërkombëtar kundër presidentit Assad. Por ajo shtoi se Uashingtoni nuk ka hequr dorë nga një koalicion i tillë pasi, çdo ditë që kaloj e bën çështjen edhe më urgjente.”
XS
SM
MD
LG