Lidhje

Recesion më i thellë në Eurozonë


Sipas një raporti të Eurostatit, ky recesion ndodhi gjatë tremujorit të fundit të 2012-ës, pas tkurrjes së ekonomive më të mëdha, Gjermanisë dhe Francës

Sipas një raporti të zyrës evropiane të statistikave, Eurostat, vendet e Eurozonës ranë në një recesion më të thellë se sa pritej gjatë tremujorit të fundit të 2012-ës, pasi ekonomitë më të mëdha, Gjermania dhe Franca, u tkurrën në fund të vitit.

Viti i kaluar shënoi të parin vit të plotë, kur asnjë nga tremujorët nuk shënoi rritje dhe kur prodhimi i përgjithshëm kombëtar shënoi një rënie prej 0,5 për qind.

Prodhimi ekonomik në rajonin prej 17 vendesh ra 0,6 për qind gjatë tremujorit të katërt të vitit. Brenda Eurozonës, vetëm Estonia dhe Sllovakia shënuan rritje në tremujorin e katërt, megjithëse ende nuk ka shifra për Irlandën, Greqinë, Luskemburgun, Maltën dhe Slloveninë.

Duket që ekonomitë e mëdha, si Gjermania dhe Franca, i dhanë tonin mbarë zonës. Për vitin 2013, Banka Qendrore Evropiane parashikon një rritje prej 0,9 deri në 0,3 për qind për eurozonën, pasi parashikohet që ekonomia e Gjermanisë të shënojë përmirësime.

XS
SM
MD
LG