Lidhje

Spanja bie më thellë në recesion


Spanja tha se vendi po bie më thellë në recesion.

Madridi tha sot se ekonomia spallonje ka rënë 0,4 për qind, në periudhën prill-qershor, ndërkohë që filloi zbatimi i masave shtrënguese buxhetore të qeverisë. Në tremujorin e parë të vitit, ekonomia e vendit u tkurr me 0,3 për qind.

Me rreth 25 për qind të spanjollëve pa vende pune dhe me deficitin buxhetor në vend të tretë për nga përmasat në eurozonë, Spanja ka hasur vështirësi për të rritur ekonominë e saj. Fqinjët evropianë kanë rënë dakord për një plan shpëtimi për sistemin bankar spanjoll.

Disa analistë thonë se edhe qeveria mund të jetë e detyruar të kërkojë një paketë shpëtimi, ashtu si kanë bërë tashmë Greqia, Irlanda dhe Portugalia.

Katalonja, rajoni industrial në verilindje të Spanjës, tha të martën se do të kërkojë më shumë se 6 miliardë dollarë ndihmë nga qeveria qendrore për të përmbushur detyrimet e pagesave të borxhit të saj.
XS
SM
MD
LG