Lidhje

Fyle kundër referendumit për ligjet


Komisioneri europian për Zgjerimin deklaron se nisma e ndërmarrë nga shumica “ёshtё nё kundёrshtim me frymёn e pёrfshirjes

Komisioneri europian për Zgjerimin Stefan Fyle ka kundërshtuar vendimin e shumicës së djathtë të kryeministrit Sali Berisha për të kërkuar organizimin e një referendumi për dy ligjet dhe rregulloren e parlamentit miratimi i së cilave është një kusht që Shqipërisë t’i jepet statusi kandidat për në Bashkimin europian.

“Unё e kam theksuar nё mёnyrё tё pёrsёritur se ligjet, dhe nё veçanti rregullorja e parlamentit, duhet tё aprovohen me konsensus mes opozitёs dhe qeverisё dhe pёr kёtё arsye ёshtё e vёshtirё tё kuptohet ky vendim qё ёshtё nё kundёrshtim me frymёn e pёrfshirjes”, shprehet komisioneri Fyle në një deklaratë të shpërndarë në Tiranë nga delegacioni I Bashkimit europian. Sipas tij Fyle “tё zgjedhёsh referendumin nё kёtё rast nuk ёshtё mёnyra se si ndёrtohet konsensusi ndёrpartiak. Kjo nuk mund tё jetё njё mёnyrё pёr tё anashkaluar mungesёn e bashkёpunimit mes qeverisё dhe opozitёs pёr agjendёn evropiane. Kjo nuk ёshtё mёnyra pёr tё plotёsuar kushtet e nevojshme”, deklaron komisioneri europian.

Ai thekson edhe një herë se “procesi i reformave tё lidhura mё procesin e integrimit tё Shqipёrisё nё Bashkimin Evropian duhet tё jetё i qёndrueshёm, i vetёmotivueshёm dhe i udhёhequr nga konsensusi. Vetёm njё dialog politik konstruktiv mund t’i çojё pёrpara reformat e nevojshme”, nënvizon zoti Fyle ndërsa përsërit thirrjen drejtuar frocave politike shqiptare që të gjejnë një marëveshje për të ecur drejt përmbushjes së detyrimeve për marrjen e Statusit.

Ideja e referendumit ishte hedhur prej kohësh nga kryeministri Sali Berisha I cili të hënën e kaluar avancoi duke kërkuar nga grupi I tij parlamentar konkretizimin e nismës. Në një kohë rekord, ajo u përfshi në kalendarin e punimeve të parlamentit duke marrë po ashtu brenda ditës edhe miratimin nga komisioni i Ligjeve pavarësisht kundërshtimeve të opozitës për shkelje të të gjitha procedurave.

Deklarata e zotit Fyle, e bërë në fundjavë duket se lidhet edhe me këtë nxitim dhe ëhstë një përpjekje për ta ndalur atë para se të kalojë në seancën parlamentare të kësaj të hëne.
XS
SM
MD
LG