Lidhje

Referendumi në Egjipt


Zyrtarët egjiptiranë thanë se rezultatet e para tregojnë se votuesit kanë mbështetur fuqishëm me referendum kushtetutën e re.
Zyrtarët dhe media shtetërore thanë se rezultatet paraprake tregojnë se më shumë se 90 përqind të njerëzve që morën pjesë në votimin dy ditor i thanë po kushtetutës të hartuar nga qeveria e mbështetur nga ushtria.
"Votova për kushtetutën dhe El-Sissin në mënyrë që vendi të stabilizohet dhe të ecë përpara. "
Vëzhguesit kanë thënë se kishte pak dyshime që dokumenti i ri do të miratohej. Rezutatet zyrtare priten nga fundi i javës.
Studentë që mbështesin grupin e ndaluar të Vëllazërisë Myslimane në Egjipt hodhën parrulla kundër qeverisë së tranzicionit sot në Universitetin e Kajros.
Dhuna të martën mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të presidentit të përmbysur Mohamed Morsi shkaktoi vdekjen e të paktën nëntë personave.
"Për legjitimitetin përfundimar të vetë referendumit, do të vendosë populli egjiptian. Ajo që mund të bëjmë ne është të ofrojmë informacion për procesin dhe kontekstin në të cilin u mbajt referendumi, të ofrojmë vlerësimin dhe rekomandimet tona për rrugën e Egjiptit përpara. "
Vëllazëria Muslimane pro-Morsit u bëri thirrje egjiptianëve të bojkotojnë referendumin duke e quajtur atë të paligjshëm.
Kushtetuta e re do të zëvendësojë dokumentin pro-islamik të miratuar në vitin 2012 nën presidencën e zotit Morsi. Ajo heq gjuhën islamike dhe u jep grave më shumë të drejta si dhe forcon pushtetin e ushtrisë.
Në se rezultatet e tij miratohen, referendumi i kësaj jave do të pasohet me zgjedhje të reja presidenciale dhe parlamentare.
Gjenerali i ushtrisë Abdel Fatteh el Sissi – që rrëzoi nga pushteti zotin Morsi – shihet gjerësisht si kandidat presidencial i preferuar.
XS
SM
MD
LG