Lidhje

Reforma kushtetuese, një sfidë teknike dhe politike


Ekspertë të njohur shqiptarë të ligjeve pohuan sot reforma kushtetuese është një sfidë e rëndësishme teknike dhe politike për Shqipërinë. Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” organizoi tryezën, ku morën pjesë përfaqësues nga institucionet më të larta shtetërore dhe ku reforma kushtetuese u vlerësua si një domosdoshmëri në zhvillimet aktuale. Një grup profesorësh, ligjvënësish dhe ish-përfaqësues të njohur të administratës shtetërore nisën sot në Tranë diskutimin mbi reformimin e Kushtetutës, e cila sipas tyre, ka shumë boshllëqe në kapituj të rëndësishëm.
REFORMA KUSHTETUESE NJË SFIDË TEKNIKE DHE POLITIKE
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:42 0:00

Tashmë kanë kaluar 16 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Shqipërisë, pohuan studiuesit, dhe kanë ndodhur shumë ngjarje politike, juridike e sociale, që e kanë vënë në provë ligjin themelor të shtetit, duke zbuluar edhe shumë boshllëqe ligjore. Zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, zgjedhja e Avokatit të Popullit, përplasjet e vazhdueshme të parlamentit me prokurorët e përgjithshëm dhe paaftësia e parlamentit për të kontrolluar qeverinë janë disa nga difektet kryesore, që duhen korrigjuar, sipas ekspertëve.

Difektet jo të vogla, pohuan ekspertët, kanë dobësuar institucionet e pavarura përballë presioneve të shumicës politike në parlament dhe në qeveri. Sipas tyre, një nga sfidat kryesore të reformës kushtetuese mbetet edhe praëpësimi i ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, të cilat sollën efekte të pamenduara në formulën e zgjedhjes së presidentit dhe në mekanizmin e votëbesimit të qeverisë.

Studiuesit pohuan se anëtarësimi në Bashkimin Europian e bën të domosdoshëm rishikimin e Kushtetutës, sepse sapo Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat, rendi i saj juridik bëhet automatikisht i njëjtë me atë të BE-së. Megjithatë sfidë kryesore mbetet edhe mirëkuptimi shumëpartiak për t'i kryer ndryshimet kushtetuese. Transparenca dhe gjithëpërfshirja janë thelbi i reformës kushtetuese, e cila duhet të nxitë një pjesëmarrje sa më të gjerë qytetare dhe profesionale.

Kushtetuta e Shqipërisë u miratua me referendum pa miratimin e opozitës në nëntor 1998, në kulmin e tensionit politik që solli vrasja me armë zjarri e deputetit Azem Hajdari në oborrin e selisë së Partisë Demokratike. Kushtetutës iu bënë ndryshime në vitin 2007 dhe në vitin 2008, për të cilat pati kundërshtime të mëdha nga partitë e mëdha dhe sidomos nga ato të vogla. Për ndryshimet në Kushtetutë asnjëherë nuk ka patur bisedime të qeta teknike dhe as vullnet gjithëpërfshirës.

XS
SM
MD
LG