Lidhje

Shqipëri, vazhdojnë përplasjet për Reformën në Drejtësi


Në Shqipëri opozita kundërshtoi sërish sot me forcë kërkesën e shumicës për të përfshirë në rendin e punimeve të parlamentit projektin e Reformës në Drejtësi dhe projektligjet mbështetëse. Kryetari demokrat Lulzim Basha deklaroi se ky veprim rrezikon stabilitetin politik të vendit.

Palët vazhdojnë të jenë të ndara vetëm për çështjen e mënyrës së votimit në parlament të disa anëtarëve të institucioneve të drejtësisë. Kërkesa e shumicës për të futur në kalendarin e punimeve të parlamentit reformën në Drejtësi u zyrtarizua dje nga kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi. Sot pasdite pritet të mblidhet Këshilli i Rregullores së parlamentit për të interpretuar kërkesën. Ndërkohë Komisioni i Reformës në Drejtësi vijoi sot punën me shqyrtimin e projektligjeve të nevojshme për të vënë në jetë ndryshimet e parashikuara kushtetuese. Kryetari i komisionit Fatmir Xhafa ka deklaruar më parë se Komisioni synon që projektligjet të jenë gati në parlament në mesin e muajit të ardhshëm

XS
SM
MD
LG