Lidhje

Tiranë: Partitë replikojnë mbi reformimin e drejtësisë


Reformimi i sistemit të drejtësisë ishte edhe sot në krye të debateve politike në parlament dhe në selitë e partive politike e diplomatike të Tiranës.

Pas mbledhjes së djeshme të komisionit të reformës, ambasadorët e SHBA she BE, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, kanë shprehur dëshirën të marrin pjesë edhe në mbledhjet e grupeve të deputetëve, ku do të kërkojnë edhe para tyre miratimin e projektit të reformës.

Ambasadorët amerikan Lu dhe ajo europiane Vlahutin kanë rënë dakord me 3 grupet parlamentare, PS, PD dhe LSI, që të takohen me secilin prej grupeve, sipas numrit të deputetëve, dhe po vazhdojnë punën, që të organizojmë takimet javën tjetër.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në parlament se socialistët ishin të gatshëm që ta miratonin qysh dje projektin e reformës, i cili është një projekt i përbashkët me ndërkombëtarët.

Ai ftoi opozitën që ta miratojë reformën e sistemit të drejtësisë.

Ndërsa Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se është koalicioni qeveritar që po e zvarrit këtë reformë në drejtësi dhe se demokratët kanë qenë gjithmonë për t'u zbatuar parimet e komisionit të venecias.

Drejtuesi i opozitës kërkoi garantimin e shtetit ligjor, luftës kundër korrupsionit, zbatimin e dekriminalizimit si parakushte për ecjen drejt Bashkimit Europian.

Ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin deklaruan dje në mbledhjes së Komisionit të Posaçëm parlaentar për reformën në drejtësi se SHBA-të dhe BE-ja nuk do të lejojnë që reforma në drejtësi të dështojë.

Për reformën në drejtësi është paraqitur një variant përfundimtar i përpunuar nga ekspertët e misionit amerikan të asistencës ligjore OPDAT dhe atij europian EURALIUS.

Ambasadori Lu tha se parlamenti e ka për detyrë ta miratojë këtë reformë dhe “nëse kjo reformë dështon, deputetët anëtarë të komisioni do të turpëroni veten dhe marrëdhëniet e tyre me SHBA dhe BE.

Ai u shpreh i bindur se nuk do të dështojë reforma, por do të dështojnë ata që do të përpiqen ta bllokojnë atë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG