Lidhje

Tiranë: Vazhdon puna për plotësimin e reformës në drejtësi


Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ftoi sot në një takim ekspertë të kushtetutës dhe të jurisprudencës për t'u konsultuar mbi procesin e përzgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Diskutime mbi zbatimin e reformës në drejtësi
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:33 0:00

Në bazë të ndryshimeve të reja kushtetuese, Presidenti Nishani shpall përzgjedhjen me anë të shortit të kandidaturave për anëtarët e ardhshëm të Këshillit e Emërimeve të Drejtësisë.

Por ai thotë se me afatet e reja ka një ngërç, sepse afatet skadojnë para se ligjet e reja të miratohen dhe të hyjnë në fuqi.

Presidenti Nishani pritet të zhvillojë një takim nesër me përfaqësues të grupeve parlamentare për shortin e Këshillit e Emërimeve të Drejtësisë.

Paketa e ndryshimeve kushtetuese, e miratuar me 140 vota të plota mesnatën e 21-22 korrikut pritet të hyjë në fuqi më 11 gusht.

Ndërkohë palët janë duke hartuar ligje, që ta bëjnë reformën të zbatueshme.

Komisioni i posaçëm parlamentar po shqyrton një grup ligjesh në plotësim të reformës së drejtësisë, që u krye me ndryshimet kushtetuese.

Projekt-ligjet janë ende mbi tryezë dhe një seri prej 55 faqe me vërejtje janë për t'u diskutuar ende në komision.

Komisioni i posaçëm parlamentar i reformës ende nuk ka njoftuar se kur është mbledhja e radhës për të shqyrtuar dhe miratuar ndryshimet ligjore apo ligjet e reja.

Detaje të tjera teknike nuk dihen me saktësi mbi vettingun apo përzgjedhjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Administrata e parlamentit ende nuk ka bërë të ditur nëse po organizon në gjysmën e dytë të gushtit një seancë plenare të jashtëzakonshme për të miratuar ligjet e reja.

Zoti Basha e quajti reformën e sistemit të drejtësisë një fitore të Shqipërisë dhe të opozitës, sepse në variantin e fundit u miratuan parimet demokratike të komisionit të Venecias dhe jo pretendimet e qeverisë për kontroll mbi drejtësinë.

Sipas tij, shumica socialiste u përpoq pa sukses ta përjashtonte opozitën nga procesi për të kapur drejtësinë dhe punoi kundër konsensusit për reformën në drejtësi për të përçarë opozitën.

Ndërsa qeveria ka pohuar se opozita është e mirëpritur të bashkëpunojë me reformat por nuk mund të vendosë kushte për asnjë temë ku ka dy palë politike dhe ku shumica i ka votat e mandatit të saj qeverisës.

Pas reformës në drejtësi, një reformë tjetër po aq e rëndësishme i pret forcat politike dhe ajo ëhstë reforma zgjedhore.

XS
SM
MD
LG