Lidhje

Tiranë: Protesta për mungesën e ilaçeve në QSUT "Nënë Tereza"


Në Tiranë, shoqatat e pacientëve protestuan sot para spitalit pediatrik në Qendrën Universitare “Nënë Tereza” për mungesën e mjekimeve të domosdoshme për fëmijët.

Shoqata “Së Bashku për Jetën” tha se mungesat e ilaçeve dëmtojnë fëmijët dhe shkaktojnë kondrabandimin e mjekimeve të shtrenjta.

Një grup pacientësh dhe familjarë të tyre morën sot pjesë në një tubim proteste në mjediset e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza kundër mungesës së ilaçeve dhe disa shërbimeve mjekësore në spitale.

Shoqata “Së bashku për Jetën”, një bashkim i shoqatave të pacientëve, organizoi protestën para spitalit pediatrik në Qendrën nënë Tereza, duke sfiduar temperaturat e larta të motit.

Organizata “Së bashku për Jetën”, publikoi pak ditë më parë një studim, i cili zbuloi një pamje dramatike në shërbimet e spitaleve mungesat e ilaçeve dhe rryshfetet që shpërndahen në korridoret e tyre, tha drejtuesja e saj Egla Bardhi.

Mungesa e ilaçeve dhe kontrabandimi i tyre është i pranishëm vazhdimisht në sistemin shëndetësor shqiptar.

Veprimtarët pohuan se në spitalet shtetërore mungojnë ekzaminimet shëndetësore ndërsa në klinikat private tarifat janë shumë të larta.

Mungojnë shërbime mjekësore bazë dhe harxhohet kohë e gjatë për marrjen e trajtimit.

Organizata “Së bashku për Jetën” pohoi se shoqatat e pacientëve po denoncojnë tani më me forcë rastet e abuzimit dhe korrupsionit dhe është shtuar numri i pacientëve që i denoncojnë ato.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG